lunedì 26 novembre 2012

BESOJma treguar fëmijëve -Prezantimi





MISTERI I HYJIT
Për një fëmijë të shkosh në katekizëm duhet të jetë sikur të mbledhësh qershia. Njërën pas tjetres, pa ngutje. Nëse bie nga dega ka telashe. Qëndron lart, nuk duhet të humbasë ekuilibrin. Degët janë plot me fruta, të gjitha të ëmla. Në edukimin në familje dhe në ecjen e katekizmit fëmija mbledh gjithë atë pasuri dijeje, përvoje, lutjeje që do ta bëjnë një person besimtar, të krishterë.
Besoja, shpallja e fesë së krishterë, është njëra nga këto qershi, ndoshta ajo që gjendet më lart se të gjitha, veçanërisht e madhe dhe e shijshme.
Në zbulimin e Besojës fëmija hyn në misterin më të madh të Hyjit.

SFIDA MË E MADHE
Për katekistin Besoja paraqet një nga sfidat më të mëdhaja: si t’u flasim fëmijëve për Misterin e Hyjit? Cilat fjalë? Në fakt t’i afrohesh realiteti të Hyjit është pak si t’i afrohesh diellit; rrezikohet të mbetesh i verbër. Duhet të jemi të kujdesshëm. Hyji është i pafund, si mund ta imagjinojmë?

Njerëzimi ynë, gjuha jonë, përvojat tona do të jenë gjithmonë të papërshtatshme për Hyjin. Por mund të nisemi nga Bibla, e cila është tregimi i madh në fjalë njerëzore me të cilen Hyji bëhet i njohur njerëzve, edhe fëmijëve. Edhe më të vegjëlve. Bibla nuk përshkruan Hyjin. Nuk shpjegon Hyjin. Na e tregon.
Çdo histori do jetë vetëm një copëz, do jetë gjithmonë e papërshtatshme, sigurisht. Do jetë si një fotogram i një filmi shumë të gjatë. Një film është i përbërë nga shumë, mijëra fotogramesh. Mund të imagjinojmë fenë si një vazhdimësi e shumë imazhesh, secila pre tyre është vetëm një çast e së plotës. Çdo çast që ndjek zbulon më shumë të çastit të kaluar, por nuk do jetë akoma e fundit. Feja pasurohet ditë pas dite, por asnjë fjalë nuk e thotë të gjithën njëherësh. As një lutje e tillë si Besoj.

TË TREGOSH BESOJMËN
Kështu lindi ideja që t’u tregojmë Besojmën fëmijëve nëpërmjet faqeve të resvistes Dossier Catechista, numër pas numri, dalë nga dalë. Kemi menduar se ishte e nevojshme të çmontojmë Besojmën në fotogramet e saj dhe t’i analizojmë një nga një, pa nxitim.
Bashkëbisedimi mes një fëmije dhe babait të tij do të përiqet të tregojë përvojen nga e cila është e mundur të niset. Shpesh janë pikërisht pyetjet e fëmijëve që krijojnë rastin e privilegjuar për dialogun. Hyhet në Besojmën pikërisht duke u nisur nga rrethanat e fëmijëve, sikur jeta të ishte trampolina e hedhjes për t’u zhytur në Hyjin.
Pastaj vjen një histori e shkurtër për të përbrendësuar përbërjen e çdo fotogrami të Besojmës. Fëmija në dëgjimin (këshillojmë ta lexoni me zë të lartë fëmijëve) do të ketë mundësinë që të kapë kuptimin e tregimit, ta asimilojë.

Një seksion titullohet TANI DI SE. Me pak fjalë propozon disa fjalë për të qartësuar kuptimin e Besojmës, për ta saktësuar. Ka shumë nevojë për qartësi, për të pëcaktuar edhe me fjalë atë përvojë feje që është e zemres.
Fjalët e TANI E DI mund të lexohen disa herë, të shkruara mbi fleta të bardha, me shkronja të mëdhaja, të varen diku, të shënuara ndoshta në fletoret e fëmijëve, e pse jko të mësohen përmendësh.

Përmbyll lutja. E gjithë Besoj është tashmë një lutje. Lutja është ndoshta rruga e privilegjuar për t’iu afruar Diellit, me fjalë të përvujta e atij që ka sy akoma të paaftë për të shikuar,por di të thërrasë ndihmën e Shpirtit. 

Bruno Ferrero

Nessun commento:

Posta un commento