lunedì 26 novembre 2012

BESOJma treguar fëmijëve -UNË BESOJ

Françesku del nga Mesha përdore me babain.
“Janë disa lutje vërtetë të gjata, ufa! Ajo Besoj nuk mbaron kurrë!”.
“Besojma nuk është një lutje, por një dëshmim feje”.
“Çfarë do të thotë?”
“Do të thotë të shpallësh para të gjithëve cilat janë shtyllat e fesë sonë”.
“Nuk kuptoj”.
“Është përmbledhja e fesë së krishterëve të gjithë botës. Është si të thuash: djema, është këtu gjithçka ne besojmë!”
“Për këtë ngritemi në këmë dhe e themi me zë të lartë?”.
“Sigurisht, sepse të thuash unë besoj është diçka serioze. Pas seciles prej këtyre fjalëve janë mijëra e mijëra fytyra burrash, grashë dhe fëmijësh që kanë jetuar këtë fe pë më shumë se njëzet shekujsh. I kanë lutur, i kanë kënduar, por mbi të gjitha kanë bërë gjithçka për t’i jetuar”.

TRE FËMIJË
Kur u pranua si redaktor në një revistë të rëndësishme shtetërore, u ndje si në qiell. I telefonoi mamasë, babait e natyrisht edhe Monikës së ëmbël së cilës i tha thjeshtë: “Kam vendin e punës! Mund të martohemi!”.  
Erdhi dasmja dhe në vite erdhen tre fëmijë të vegjël: Mateu, Marta dhe Lorenco.
Gjashtë vite zgjati lumturia, pastaj revista u detyrua të mbyllej. Babai i ri u përpoq të gjente një vend tjetër pune si redaktor në një gazetë lokale. Por edhe ajo gazetë gjati pal. Këtë herë kërkimi ishte i lodhshëm. Mamaja e re dhe tre fëmijët shikonin fytyren e babait, ditë pas dite gjithnjë e më të errësuar.
Një mbrëmje, gjatë darkës, burri u shfry i hidhëruar: “Gjithçka është e kotë! Në sektorin tim nuk mund të bëhet gjë: të gjithë pakësojnë personelin, pushojnë prej pune”. Monika përpiqej ti jepte zemër, i fliste për ëndërrat e tija, për aftësitë e tija të padyshueshme, shprese. Të nesërmen, babai u ngrit pasi fëmijët kishin shkuar në shkollë. Me peshën e tij në zemër, mori një filxhan kafe dhe iu afrua tavolinës së shkrimit ku punonte zakonisht. Shikimi  i shkoi tek koshi i letrave. Disa copa të mëdhaja qeramike i tërhoqen vëmendjen. Vuri re se ishin copat e tre derrgucëve prej porcelani ku fëmijët mbanin kursimet. Dhe mbi tavolinen e tij ishtin një dorë monedha, pak monedha të vogla e disa pulla të arta e nën to një fletë letre në të cilen një dorë fëminore kishte shkruar: “ I dashur baba, ne besojmë në ty” Mateu, Marta dhe Lorenci”.
Sytë iu përlotën, mendimet e trishtuara iu fshinë, guximi iu ndez. Babi i ri shtrëngoi grushtin dhe premtoi: “Feja juaj nuk do të zhënjehet!”
Sot, mbi tavolinen e shkrimit të një nga Editorët më të rëndësishëm të Europës është një letër katrore në një korrnizë të artë. Editori e tregon me krenari duke thënë: “Ky është sekreti i forcës sime!”. Është vetëm një fletë letre me një shkrim të sinqertë dhe pak e zbardhur: “I dashur baba, ne besojmë në ty!”

TANI E DI SE…
Ti thuash dikujt unë besoj në ty është diçka shumë e rëndësishme.  I thuhet vetëm dikujt që duam. Është si t’i thuash “Kujtohu se ti je gjithçka kam”.

LUTJE
Kush beson lutet gjithë naten,
 në pritje që të dëgjojë zërin e tij.
Kush beson ka një yll
që i shënon rrugen
dhe nuk do të humbasë.
Kush beson ka një luan
që i fle në zemër,
do jetë i ruajtur dhe mbrojtur.
Kush beson nuk do të goditet
as nga shigjeta 
që fluturojnë në qiell.
Kush ka besim në Hyjin
ka gjetur shtëpinë e tij.
Kush beson nuk pengohet në gurë,
nuk do kafshohet nga gjarpërijtë.
Unë besoj në ty;
Ti më mbulon me çdo të mirë.

Faleminderit Zot.




Bruno Ferrero 

Nessun commento:

Posta un commento