Françesku është vërtetë i lumtur se rri ulur
mbi gjunjët e babait: janë karrigeja më e rehatshme në botë!
- Vërtetë më ngjan shumë, e di?!
-
E di,
ma thonë të gjithë... Kam sytë e tu,
baba.
-
E të
mendosh se unë nuk kam zgjedhur asgjë tënden, të kam marrë ashtu siç ishe. Nuk
imagjinoja as sytë, as gojën, as trupin. Asgjë. Çfarë surprize kur të kam
shikuar heren e parë!
-
Por
ishe i kënaqur? Me fëmijët nuk ka “nëse nuk të pëlqen e kthen”, apo jo?!
-
Herën
e parë që të kam marrë në krah kam menduar se nuk do isha i aftë të të lëshoja
kurrë.
-
Unë
do të kem menduar, ashtu i vogël siç isha... e kush lëviz nga këtu? Ku do të
kisha shkuar?
-
Jeta
jote varej nga unë. Mendo po të të kisha lënë të bije...
-
Ti?
Pikërisht ti që je i shpejtë! Po të isha rrëzuar, ti do të ishe rrëzuar me mua
e do më kishe mbrojtur. E di!
KUSH ËSHTË ME TË VËRTETË JEZUSI?
Jezusi nuk
ndalej kurrë. Ecte e ecte. Kalonte nëpër fshatra e qytete, duke predikuar
mesazhin e Mbretërisë së Hyjit, duke shëruar të sëmurët, duke inkuarajuar të
gjithë. Miqtë e tij luftonin pas tij duke u përpjekur të mbanin hapin e tij. Me
një mendim që i shqetësonte: “Po kush është me të vërtetë Jezusi?” Një mbrëmje
Jezusi tha: “ Ka qënë një ditë e lodhshme. Të marrim varkën e të shkojmë në
bregun tjetër të liqenit”. Ishin impenjuar shumë prandaj një pushim ishte në momentin e duhur. Liqeni i Galilesë ishte aq i madh sa
dukej se ishte det. Uji ishte i qetë, aq i qetë sa Jezusi ishte shtrirë në
fundin e varkës dhe ishte përgjumur thellë. Varka e vogël ishte pikërisht në
mes të liqenit kur një erë filloi të frynte. I ngritën dallgë të mëdhaja që
hidhnin varkën poshtë e lart. Valë të mrekullueshme përplaseshin në anët e
varkës duke e përkundur. Varka u mbush me ujë dhe filloi të fundosej. Jezusi
vazhdonte të flinte.
“Zgjohu! Zgjohu!”, bërtiten miqtë e Jezusit. “A nuk të intereson se po vdesim?”
Jezusi u ngrit, qortoi erën dhe i tha ujit të liqenit:
“Hesht! Qetësou!” Atëherë era u ndal e u bë një heshtje e madhe. “Zgjohu! Zgjohu!”, bërtiten miqtë e Jezusit. “A nuk të intereson se po vdesim?”
Pastaj Jezusi u tha dishepujve të tij: “Pse jeni kaq shumë frikacakë? Nuk keni fe akoma?”
Por ata u tremben shumë dhe i thonin njëri-tjetrit: “Po kush është ky?” Edhe era dhe uji i liqenit i binden!” Por, tani, njihnin përgjigjjen, edhe pse ishte diçka e paimagjinueshme: veprimi i Jezusit mbi ujin e tërbuar kishte qënë i njëjti veprim i Hyjit Krijues në fillimin e botës nga një kaos i madh. Tani e dinin se Jezusi ishte Hyj i ardhur mbi tokë për të përfunduar vepren e tij krijuese.
TANI E
DI SE…
v
Jezusi është Hyj. Ka ardhur mes nesh
v
Jezui është Hyj. Ka ardhur për të na thënë se
kujdeset për ne, nuk na braktis, nuk dëshiron që ne të vdesim.
Jezusi
është Hyj. Ka ardhur të na marrë, të na tregojë çfarë do të thotë të jesh
“qënie njerëzore”
LUTJA
Çdo vepër e imja është për ty,
çdo mendim i imi ngjitet tek ti
edhe buzëqeshjet e mia.
Ndoshta unë nuk e vë re,
por është kështu:
sepse zemra ime është
plot me ty.
Të ofroj, Hyj, mendimet e mia,
dëshirat e mia, impenjimin tim:
merre dhe shumoje të miren që
të ofroj.
Në ty gjithçka që unë bëj
ngjyroset me dritë.
Amen
Bruno Ferrero
DR DAWN ËSHTË NJË SHPËTUES I JETËS DHE MUND TË JU SIGUROJ.
RispondiEliminaEmri im është loana conga dhe jam këtu për t'u bashkuar me shumë njerëz këtu për të falënderuar Dr DAWN për ndihmën dhe gjestet e tij të mira ndaj meje. Kam pasur një përvojë të tmerrshme të thyerjes së zemrës me burrin tim. Ai më la dhe unë isha i shkatërruar dhe nuk gjeta asnjë ndihmë për ta kthyer atë. Në një moment isha në depresion derisa hasa në faqe ku njerëzit dëshmonin se si i ndihmoi Dr. DAWN. E kontaktova dhe ai nuk hezitoi asnjë moment të më ndihmonte edhe mua. Jo vetëm që e ktheva burrin tim pas 48 orësh, por dashuria dhe lumturia janë rikuperuar më mirë se kurrë. dr. Agimi është një personalitet i mrekullueshëm dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet për shërbimin e tij vetëmohues ndaj njerëzimit. kontaktoni atë tani me email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
*Për magji dashurie.
*Për të ndaluar abortin.
*Për të mbetur shtatzënë.
*Për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve.
*Për të rivendosur paqen dhe lumturinë në martesën ose marrëdhënien tuaj.
*Për të fituar biletën e lotarisë.
Dhe të tjerët.