-Si të vjen në mendje?
- Nëse Hyji ka një Bir do të jetë martuar, apo jo?
- Përfytyro tre persona të ndryshëm, por edhe të njëjtë, që janë të lidhur aq thellësisht sa formojnë një Hyj të vetëm.
- Si?
- Është misteri i Trinisë... Është sikur të duash të shikosh diellin, a mundesh vallë; mbetesh i verbuar. Mundesh vetëm të kapësh një rreze!
Një
ditë engjëlli piktor, Mikelangjelo, vendosi që të bëjë një portret Hyjit. Ishte
i vetëdijshëm se do të kishte qënë një vepër arti më e ndërlikuar i jetës së
tij. Hyji është i madhërueshëm: si do të arrijë të qëndrojë në një korrnizë? Vendosi
ta hedhë ndonjë skicë, pa e patur mirë idenë se çfarë do të kishte vizatuar. Filloi,
një fletë pas tjetres, të shtrijë diçka të Hyjit. Punonte pa u ndalur dhe çdo
herë zbulonte diçka të re, i udhëhequr nga një ide e re. Mbushi miliona fletë
derisa studioja e tij u mbulua nga fletët. Një ditë, duke u përpjekur të
rregullojë pak dhomën, harroi dritaren hapur. Një erë që erdhi pa pritur shpërndau disa miliona
fletë jashtë dritares. “Çfarë telashi, vizatimet e mia!!!” Vizatimet u
shpërndanë kudo dhe një numër i madh përfunduan në Tokë, njerëzit i shikuan dhe
i studiuan, të lumtur që më në fund të zbulonin si ishte Hyji.
Pastaj
filluan të interpretojnë vizatimet.
“Hyji
është si dielli”. “Jo, Hyji është i fortë si demi!” Thoshte një tjetër.
Secili
ishte i bindur se kishte gjetur të vetmin imazh të vërtetë të Hyjit, kështu
filluan të grindeshin. Hyji u trishtua shumë për këtë vendosi të ndërhyjë. “Do
të shkoj unë vetë mes tyre! Kështu do të mund të më shohin, të më prekin, të më
dëgjojnë!” Atë që thotë, Hyji e bën. Lindi si një fëmijë në mes njerëzve dhe u
quajt Jezus. Kështu, sot, është shumë e lehtë të njohësh Hyjin. Mjafton të njohësh
Jezusin.
TANI
E DI SE...
v Hyji nuk është vetëm, në të
jetojnë tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjtë.
v Është bukur të kesh dikë që të
duash.
v Hyji ka dashur birin e tij të
vetëm, kishte vetëm atë dhe e ka dërguar
v A don me të vërtetë ai që
dhuron të vetmën gjë që ka, apo jo? A don ai që dhuron gjithë vetveten, siç ka
bërë Hyji.
LUJTA (Shenja e Kryqit)
Në emër të Atit
jemi vëllezër
Në emër të Birit
Jezus
të bashkuar në
një lutje të vetme.
Në emër të
Shpirtit
kemi të gjithë
të njëjtat mendime.
Nëse them
Atë
shoh Hyjin e
gjithëpushtetshëm në qiell,
nëse them Bir
besoj në
Jezusin e ardhur mbi tokë,
nëse
them Shpirt
shikoj
driten Tënde.
Në
emër të Atit,
të
Birit
dhe
të Shpirtit Shenjtë.
Ja
ku jam.
Të përshëndes, o Zot.
Bruno Ferrero
-
Nessun commento:
Posta un commento