-
Baba, po çfarë do të
thotë “u mishërua në kraharorin e Virgjërës Mari? A është ndonjë lloj
sëmundjeje?
-
Françesk nuk është
sëmundje, por origjinaliteti më i vërtetë dhe i pabesueshëm i krishtërimit: në
gjithë Besojmën është fraza më e rëndësishme!
-
Pse?
-
Hyji mishërohet, dmth
bëhet njeri: një gjë e paimagjinueshme, e pamendueshme. Ka lëvizur në kraharorin e Marisë, ka pirë nga
gjiri i saj, ka vrapuar me fëmijët e Nazaretit, ka punuar drurin me Jozefin. Ka
patur uri dhe etje, është përgjumur i lodhur për vdekje, ka djersitur nëpër
rrugët e Galilesë deri në Jude. Është përmalluar, hidhëruar, ka njohur
zemërimin, e nuk dinte gjithçka, nuk i gjente të gjitha, si për magji, në
veprat e jetës së përditshme...
-
Kryente nevojat e tija?
-
Po sigurisht. Si ti, si
unë, si të gjithë... Është kuptimi i
parë i misionit të Jezusit: të trekojë një imazh tjetër të Hyjit. Jo më një të
Gjithëpushtetshëm të largët, qiellor, të pamundur si një statujë! Me Jezusin inagurohet
Krijimi i ri, pikërisht ashtu si
nëpërmjet Tij kishte ndodhur krijimi i parë. Të kujtohet kur kemi thënë
“nëpërmjet tij u krijuan të gjitha gjërat”?
Jezusi është njeriu i parë, ai i përsosuri.
DHURATA E MISTERSHME
Ishte agim në
Betlehem. Pelegrini i fundit kishte ikur dhe ylli ishte zhdukur. Virgjëra Mari shikonte
me ëmbëlsi Fëmijën që ishte përgjumur. Ngadalë e duke kërsitur u hap dera e
vjetër e stallës. Dukej sikur ishte hapur nga një frymë e erës më shumë se sa
një dorë njeriu. Në prag të derës u shfaq një grua e moshuar, mbuluar me lecka.
Maria u tremb sikur të kishte parë një zanë të keqe. Jezusi vazhdonte të
flinte. Gomari dhe demi shkulnin kafshata grazhdi nga një grumbull që kishin
përpara turirit dhe nuk i lëshuan asnjë shikim të ardhures së re. Maria e
ndiçte me shikim. Çdo
hap i së panjohures dukej një shekull. Plaka vazhdonte të ecte përpara, derisa
mbërriti pranë grazhdit. Jezusi fëmi hapi menjëhër sytë dhe Maria u habit duke pare
edhe në sytë e gruas të njëjtën dritë shpresë. E
moshuara u përkul mbi Fëmijën. Maria mbajti frymën. Plaka kërkoi ndër rrobat e
saja të grisura, për të gjetur diçka. Dukej se i duhej një shekull për ta
gjetur. Maria vazhdonte ta shikonte me shqetësim. Më në fund, pas një kohe
shumë të gjatë, plaka nxori nga leckat e saja diçka, por që mbeti e fshehur në
doren e saj, dhe ia besoi Fëmijës. Maria vështronte plaken kërrusur mbi Jezusin.
Papritur u drejtua, sikur të ishte çliruar nga një peshë e pafund që e tërhiqte
drejt tokës. Shpatullat e saja u drejtuan, koka u ngrit, fytyra e saj
mrekullisht gjeti rininë, flokët e saj u bënë të butë dhe të shkëlqyeshëm si
mëndafshi. Kur u largua nga grazhdi, për t’u zhdukur në errësiren nga e cila
kishte ardhur, Maria më në fund arriti të shohë dhuraten e mistershme. Në duart
e vogla të Jezusit gjendej një mollë e kuqe. Ajo grua ishte Eva, gruaja e
parë, nëna e të gjallëve, që i kishte dorëzuar Mesisë frutin e mëkatit të parë.
Sepse tani, me Jezusin, kishte lindur Krijimi i ri. E gjithçka mund të rifillonte.
TANI E DI SE…
ü
Jezusi është Hyji që vjen të bashkëndajë krejtësisht
njerëzimin tonë. Kjo është pika më e
rëndësishme e fesë sonë.
ü
Hyji është bërë njeri; ja, është misteri i
Krishlindjes.
ü
Jeta e tij është treguar në Ungjijtë. Çfarë historie
e mrekullueshme!
ü
Hyji ka krijuar njeriun në imazhin e tij e mbi të
gjitha me aftësinë që t’i ngjajë. Jezusi ka ardhur që ta konfirmojë këtë.
LUTJA
Hyji i ka dhuruar botës Birin
e tij Jezus,
ka lindur nga Maria;
ka zbritur mbi tokë si fëmijë,
është rritur mes njerëzve.
Hyji i qiellit ka ardhur mbi tokë;
ka bërë një veshje mishi,
është mbuluar me një trup.
Çfarë misteri, o Hyj!
Ti je bërë njeri si ne!
Unë besoj në gjithë këtë:
besoj në Jezusin
që është biri i Hyjit.
Bruno Ferrero
DR DAWN ËSHTË NJË SHPËTUES I JETËS DHE MUND TË JU SIGUROJ.
RispondiEliminaEmri im është loana conga dhe jam këtu për t'u bashkuar me shumë njerëz këtu për të falënderuar Dr DAWN për ndihmën dhe gjestet e tij të mira ndaj meje. Kam pasur një përvojë të tmerrshme të thyerjes së zemrës me burrin tim. Ai më la dhe unë isha i shkatërruar dhe nuk gjeta asnjë ndihmë për ta kthyer atë. Në një moment isha në depresion derisa hasa në faqe ku njerëzit dëshmonin se si i ndihmoi Dr. DAWN. E kontaktova dhe ai nuk hezitoi asnjë moment të më ndihmonte edhe mua. Jo vetëm që e ktheva burrin tim pas 48 orësh, por dashuria dhe lumturia janë rikuperuar më mirë se kurrë. dr. Agimi është një personalitet i mrekullueshëm dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet për shërbimin e tij vetëmohues ndaj njerëzimit. kontaktoni atë tani me email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
*Për magji dashurie.
*Për të ndaluar abortin.
*Për të mbetur shtatzënë.
*Për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve.
*Për të rivendosur paqen dhe lumturinë në martesën ose marrëdhënien tuaj.
*Për të fituar biletën e lotarisë.
Dhe të tjerët.