martedì 23 ottobre 2012

Sakramenti i pendimit


Përveçse të shlyejë mëkatet e kryera apo të na përgatisë që të marrim sa më mirë kungimin, sakramenti i rrëfimit ka një efikasitet të madh për zhvillimin e jetës së krishterë. Sakramentet kanë një forcë të pafund që të shenjtërojnë njerëzit.



Qëndrimet për të marrë në maksimum
frytet e sakramentit të  pendimit

1.        Shpirti i fesë: Në rrëfyestarin duhet të shohim Jezusin,pasi e zëvendëson dhe ushtron pushtetin që ka marrë prej tij (Gjn 20,22-23), prandaj duhet t’i pranojmë këshillat e rrëfyestarit sikur të vinin nga vetë Krishti.
2.       Besimi maksimal: Rrëfyestari nuk quhet gjygjtar por atë, prandaj i penduari duhet t’i afrohet me besimim më absolut.
3.     Dashuria e Zotit: Të mos anashkalojmë asnjë mëkat duke ngjallur në shpirtërat tanë një dhimbje të vërtetë për ato që kemi bërë.
4.      Rrëmimi i ndërgjegjes: për ta bërë mirë është e nevojshme një sinqeritet dhe përvujtëri maksimale; një qëndrim i qetë dhe që nuk mban anë që të mos shfajësojë defektet e të mos i shohë aty ku nuk janë. Më shumë se numri i shpërqëndrimit në lutje, na intereson të dimë shkakun. Kur flitet për mëkate të rënda, përkundrazi është e detyrueshme të përcaktojmë saktë numrin.
5.      Pendimi i zemres. Mungesa e pendimit- nëse e ndërgjegjshme dhe e vullnetshme- bën sakrilegj në rrëfim, dhe e bën të pavlevfshme zgjidhjen, pasi mungon lënda kryesore. Intensiteti i pendimit, mbi të gjitha nëse buron nga motive të pendesës së përsosur, është në raport të drejtë me madhësinë e hirit që shpirti do të marrë në faljen sakramentore
6.     Propozim i vendosur. Nuk duhet të kënaqemi me propozimet e përgjithshme që të mos mëkatojmë, shumë i përgjithshëm për të qënë efikas, duhet të ndërmarrim zgjedhje konkrete, energjike, të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të evituar këtë apo tjetren mungesë të veçantë, apo të rritemi në një virtyt të caktuar.
7.      Rrëfimi gojor.
                   Sipas shen Toma Akuinit:
FThellësisht i përvujtë. I penduari duhet të të ndërgjegjësohet sinqerisht për mjerimet e tija dhe të fillojë t’i tregojë duke shprehur vullnetarisht pendimin në sytë e rrëfyestarit
FI plotë. Duhet të shprehë gjithë mëkatin me shkaqet dhe arsyet që i kanë realizuar këto mëkate, kështu rrëfyestari mund t’ju udhëzojë më mirë.
FI dhimbshëm. Fjalët duhet të shprehin pendimin e sinqertë që ka zemra.
FI shpeshtë. Që rrëfimi të jetë një ushtrim shenjtërues, është e nevojshme ta bëjmë shpesh. Disa shenjtër si Katerina e Sienës dhe shen Injaci i Lojoles rrëfeheshin çdo ditë, jo se kishin dyshime por sepse kishin etje për Hyjin dhe e dinin se njëri nga mjetet për t’u rritur në prsosshmëri është sakramenti i pendeses.
8. Gëzimi sakramentor. Rivendos lidhjen e humbur prej mëkatit; fal mëkatet; na ruan nga mëkati i ardhshëm dhe shëron plagët nëpërmjet pendesave,prandaj pendesat duhet t’i kryejmë sa më shpejt dhe sa më mirë.

Nessun commento:

Posta un commento