Është gjuha e Jezusit
Duam të bëjmë një katekezë të bukur? Të përdorim gjuhen simbolike. Duam të
zbulojmë Zotin, që banon në një dritë të paarritshme? Të përdorim gjuhen
simbolike. Është gjuha e Jezusit. Është sot gjuha dominuese e mediave, mbi të
gjitha në reklama. Është metoda e pelegrinazhit, kampeve verore dhe kurseve të
formimit të ndërmarrjeve.
Por çfarë nënkuptojmë me gjuhë simbolike? Çfarë rrjedhojash mbi komunikimin
fetar, e në veçanti mbi katekezen?
Çfarë është një gjuhë simbolike
Për shumë, fjala “simbol” përcakton një realitet të turbullt, pa peshë, as
seriozitet. Kjo varet nga fakti se nuk kuptohet në sensin e plotë. Provojmë ta
paraqesim më qartë.
Njëri nga simbolet më të përhapur e të thjeshtë për ta kuptuar është kjo:
kur shihet flamuri, mendohet për shqipërinë, apo kur shihet tym, dihet se ka
zjarr. Simboli në këtë rast thërret menjëherë një realitet tjetër: zjarri,
atdheu. Thuhet se “mendoj” për zjarrin apo për shqipërinë. Rikoer thotë:
“simboli bën të mendojmë”. Por të konsiderosh simbolin në këtë mënyrë është
shumë mekanike dhe i arsyeshëm.
Simboli në të vërtetë është akoma më shumë. Sepse para se të bëjë të
mendojmë, na bën të reagojmë në mënyrë të ndryshme. Simboli shndërron, përfshin
gjithë personin. Mund të themi, për paradoks, që të bëjë të kuptojmë, se
simboli është një drogë që jep eufori dhe përfshin duke çuar larg. Kur jam i
dashuruar e shoh personin në mënyrë të ndryshme: në fillim shihja një grua/një
burrë, tani shoh një person që më krijon emocione, që shoh me sy të ndryshëm:
hyjnë në lojë emocionet, përfshirja emocionale e shqisave, gëzimi i takimit: të
gjitha gjëra që shkojnë shumë përtej diçkaje të parë të thjeshtë të parë dhe
njohur. Kjo më përfshin dhe ndryshon rrjedhojen e mendimeve dhe zgjedhjeve të
mia. Ngjall kujtime dhe dëshira. Kur shoh reklamen e birres, sigurisht bëj një
veprim mendor, por më pak ka ndodhur një efekt trupor: në ndonjë mënyrë, kjo
reklamë më ka bërë të më vijë, si thuhet “lëng për goje”.
Gjuha simbolike, para se të jetë një gjuhë që shpjegon, është gjuha e
ndikimit. Nëqoftëse është e ngarkuar me tinguj, thirrje, fakte dhe imazhe
tërheq zemren, vendos në lëvizje edhe trupin.
E folura konceptuale
Për të kuptuar më mirë gjuhen simbolike, të reflektojmë mbi gjuhen
konceptuale.
Në qëndër të gjuhes konceptuale janë fjalët, librat, bibliotekat. Për fat
të keq bxaritorja dhe katekeza kanë përdorur dhe përdorin gjërë gjuhen
konceptuale, që nga origjina e shtypit, që gati ka bërë të vdesë gjuha
simbolike.
Në Kishë rëndësi të madhe kanë pasur atëherë në shkollë (si vendi i
librit), katekeza (kuptuar si mësim), rëndësia e predimikimit-mësimit në meshen
e së dieles, studimi në seminare, e drejta kanonike, dokumentet papnore,
mesharët, komentet, konferencat, ndoshta provimet.
Pak nga pak liturgjia dhe sakramentet kanë humbur forcen e tyre emotive,
pasqyrimin e dukshëm: pishina pagëzimore është bërë pak ujë mbi kokë. Zhduken
shumë tradita antike, bekimet, ekzorcizmët me qëllimin që të shërojnë, të
mbrojnë, të pastrojnë. Ne sot qeshim me ato lutje të veçanta për të larguar
sëmundjet apo për të kërkuar shiun. Do të duhet përkundrazi që merrej kuptimi i
thellë e gjithmonë i pranishëm i lutjeve të tilla, që i japin origjinen asaj që
ne quajmë ndonjëherë mjaftueshëm “devotshmëri popullore”
Konceptet, idetë kufizojnë domethënien e gjërave. Një formulë doktrinale,
edhe pse nuk mund të përkufizojë dhe përmbyllë misterin, tenton më shumë që ta
fiksojë. Gjuha simbolike përkundrazi është ndikim, bashkëpunim, korrispondenzë.
Prin drejt një realiteti që mbretet gjithmoinë i pambërritshëm.
Simboli shpreh, përfshin dhe e bënë të pëlqyeshme
Sot shumë persona kërkojnë fenë para
sëgjithash fenë jo një njohuri, por një rrugë të ndryshme, një mardhënie
personale. Tani rruga simbolike përfshin trupin, shqisat, ndjenjat. Qetëson,
siguron, përfshin, na bën të kënaqur.
Buta është thellësisht e sëmurë për
mungesë forcve dhe gëzimi, ndjenje dhe pranie. Breznia e sotme është e
impenjuar me reklama që premton rini, shëndet dhe lumturi: nuk mund të kënaqet me
një fe e paraqitur vetem nën aspektin e së vërtetës. Ajo don një fe të
paraqitur nën aspektin e së “mirës” dhe të “duhures”, si një gjuhë simbolike
mund të bëjë. Muzika a nuk është ndonjëherë si një ekzorcizëm që shbllokon dhe
liron?
Simboli i flet zemres
Shëmbëlltyrat e Jezusit janë
simbolike, nxisin dëshiren për thesarin e fshehur...; është gjuha simbolike e
Këngës së Këngëve; gjuha simbolike janë shumë imazhe dhe filma, madje të
diskutueshme, por që e bëjnë zemren të gatshme të dojë. Pasi kanë parë “the
Passion”, mbi mundimet e Jezusit, shumë kanë mbetur thellësisht të tronditur
dhe madje kanë qarë. Megjithatë mendoj se është njëri nga filmat më të shëmtuar
mbi Jezusin.
Çfarë i hap zemren Jezusit nuk është
teologjia, as “mësimi” i katekizmit. Një katekist i vjetër i Kamerunit, të
cilin e pyeten pse njerëzit ktheheshin në fe, u përgjigj: “Duke dëgjuar këngët
e kishes. Pas meshes së Krishtlindjes, shumë persona rregjistrohen në
katekumenat. Janë kaq të bukur festa, muzika, kërcimi i Lavdisë”
Është
pikërisht simboli, imazhi dhe tingulli,
që prodhojnë rezultate të cilët, në vend që të jenë normative dhe celebruese
janë emocionale, madje fizike, e si rrjedhojë kanë prirje të përhapen nga një
trup në tjetrin, nga një ndjeshmëri në tjetrin. Është rasti i tam-tamëve
afrikane apo i muzikës ritmike. Kërcimi nuk bëhet me kokë, por duke kërcyer.
Kush kërcen tërheq trupa të tjerë. Çdo ritëm është ngjitës. Thotë Pierre Babin:
“Doni të krijoni një grup? Provokoni emocione, krijoni hpsiren për të marrë
pjesë. Bini flautit!”
(Il linguaggio simbolico nella catechesi , fq27-29 Dossier catechista, maggio 2010, ELLEDICI )
Nessun commento:
Posta un commento