Mons.Mario de Gasperin,
biblist ipeshkëv i Kueretaros, Meksike
Dekalog për një lexim të
duhur të Bibles
Bibla ka qënë konsideruar gjithmonë libri i përsosur për
një katekizëm të mirë. Leximi i tij i medituar (Lectio Divina), e vjeter sa
Kisha, kohët e fundit është rimarrë dhe rekomanduar me këmbëngulje, veçanërisht
pas Këshillit të 2008ës, si mënyra më e përshtatshme për të jetuar
dhe kuptuar Fjalen e Zotit.
1.
Nuk duhet të mendojmë se jemi ne të parët që e lexojmë
Biblen. Shumë të tjerë, shumë vite përpara nesh e kanë lexuar, medituar,dhe e
kanë jetuar e transmetuar. Ata që më mirë se të gjithë kanë ditur të
interpretojnë Biblen janë shenjtërit.
2.
Shkrimi është libri i bashkësisë kishtare. Leximi ynë
edhe pse bërë në një moment vetmie, nuk mund të jetë kurrë i veçuar. Për ta
lexuar me fryt, duhet të vendoset në frymën e madhe kishtare, dhe të udhëhiqemi
nga Shpirti i Shenjtë.
3.
Bibla është “Dikush”. Prandaj duhet të lexohet dhe në të
njëjtën kohë të celebrohet. Forma më e mirë e leximit biblik është është ajo që
ndodh në Liturgji.
4.
Qendra e Shkrimit të Shenjtë është Krishti; prandaj
gjithçka duhet të lexohet në vizionin e Krishtit, duke kërkuar në Të realizimin
e tij të plotë. Krishti është çelësi që inerpreton në mënyrë të drejtë Shkrimin
e Shenjtë.
5.
Nuk duhet të harrohet kurrë se në Bibël gjejmë ngjarje e
fraza, vepra dhe fjalë të lidhur shumë ngushtë mes tyre. Fjalët shpallin dhe
ndriçojnë faktet; faktet realizojnë dhe konfirmojnë fjalët.
6.
Një mënyrë praktike dhe shumë e dobishme për të lexuar
Shkrimin është të fillosh me Ungjijtë, të vazhdosh me Veprat e Apostujve dhe
Letrat; në të njëjtën kohë t’i alternosh me disa libra të Beslidhjes së Vjeter:
Zanafilla, Dalja, Gjygjtarëve, libri i 1rë dhe 2të i Samuelit, etj.
Nuk është e këshillueshme, psh, të lexosh librin e Levitikut të gjithin
menjëherë. Psalmet duhet të jenë libri i lutjes i grupeve biblike. Profetët
janë shpirti i Beslidhjes së Vjetër: meritojnë një vëmendje të veçantë.
7.
Duhet të fitojmë Biblen siç ka bërë Jozuehu me Jerihonin:
duke i rënë disa herë përreth. Prandaj është e këshillueshme të lexohen vendet
paralele. Është një metodë ineresante dhe shumë e dobishme. Një tekst sqaron
një tjetër. Siç thoshte shen Agostini: “Beslidhja e Vjetër sqaron të Renë dhe
Beslidhja e Re përmbahet në të Vjetren”.
8.
Bibla duhet të lexohet dhe meditohet me të njëjtin shpirt
me të cilin është shkruar. Shpirti i Shenjtë është autori kryesor dhe
interpretuesi. Duhet ta lusim para se ta lexojmë dhe ta falenderojmë në fund.
9.
Bibla e shenjtë nuk mund të përdoret kurrë për të dënuar
sjelljen e dikujt!
10.
Çdo pjesë biblike ka lindur në një kontekst historik të
caktuar dhe është shkruar me një lloj stilli letrar. Një faqe Biblike, vendosur
jashtë kontekstit të tij historik dhe letrar, është një mënyrë për të
manipolosh Fjalen e Zotit. Është të përdoresh padrejtësisht emrin e Zotit!
Nessun commento:
Posta un commento