mercoledì 24 ottobre 2012

Kisha jemi ne

 Për shumë kohë ka munguar liria e fesë në vendin tonë.  Zoti ndoshta vonon por nuk harron kurrë bijtë e tij. Na ka dërguar shumë misionarë të cilët vërtetë kanë dhënë jeten për rindërtimin, jo vetëm të fesë por edhe të gjendjes ekonomike, arsimimin dhe njerëzimin tonë. Breznia ime, nuk kishte argëtim tjetër dhe kalonim fëmijërinë tonë me "italianët". Kalonim aq shumë kohë në të gjitha aktivitetet që bëheshin rreth Kishes sa, në vend që të huajit të mësonin gjuhën shqipe ne mësuam italishten. 
... kështu u bë italishtja gjuhë e dytë e Rrëshenit!

Ndoshta nuk ishte FE, ishin shumë nevoja të tjera të barkut apo argëtimit, por aty, edhe pse ndoshta jo të gjithë e pranojnë, u rrit një rini që është shpërndarë në gjithë boten. Sigurisht, nuk janë bërë misionarë por kanë mbratur kudo që janë një njerzim të rinovuar.

 
Gati çdo fshat sot ka një Kapelë, Kishë të vogël, dhe misionarë që përshkojnë minimumi 3 fshatra të dielën për të celebruar Meshën e Shenjtë të detyrueshme për çdo të krishterë: "Shenjtëro diten e dielë dhe ditën festë të urdhëruar", në tre Kishëza të ndryshme për... 3 persona.

 
Zoti misionarët i ka dërguar "nëpër delet e humbura të Izraelit" dhe celebrojnë Meshën e Shenjtë prej dashurisë për Krishtin edhe për 1 besimtar që ka bërë minimumi gjysëm ore në këmbë mes shtigjeve të ngushta e shkrepave për të takuar të njëjtin Krisht

 
Këto ndoshta më  shumë janë statisika por duhen shprehur pët të ngritur disa pyetje: Ku është feja jonë? Në Kë besojmë? Ku e gjejmë atë në të cilin besojmë?
Problemi nuk është Kisha bosh, muri i ngritur mbi material që sado të fortë bie e prishet. Problemi është Kisha e vërtetë që janë të gjithë të pagëzuarit, Trupi Mistik i Krishtit, që ka humbur itenditetin e vet.
Ne jemi Kisha, dhe argjë, askush nuk jeton jeten pa gjetur identitetin e tij të vërtetë: nuk do të jemi të lumtur pa gjetur vetveten.
Të kërkojmë Krishtin nëse duam të jemi të lumtur. Të kthehemi tek Ati sepse ai na pret gjithmonë me gëzim për të bërë festë për ne, për tëjetuar gëzimin e bijësisë!


Nessun commento:

Posta un commento