domenica 16 dicembre 2012

besoja treguar fëmijëve - E PËRSËRI DO TË VIJË ME LAVDI PËR TË GJYKUAR TË GJALLË E TË VDEKURIT E MBRETËRIA E TIJ NUK DO TË KETË MBARIM




-      Baba, Luçia thotë se do të ketë një provim në katekizëm... A është e vërtetë?
-      Jo, jo, ti e di, don Luçano nuk është një tip provimesh...
-      Po si arrin ai të kuptojë nëse kam mësuar gjithçka? Nëse dikushnuk di asgjë, mund ta marrë gjithesi Kungimin e Parë?
-      Gjithçka që ti ke zbuluar mbi Jezusin nuk është një mësim shkollor; është se si e jeton dhe tregon gjithçka di mbi të.
-      Më pëlqen kjo gjë, baba, ke të drejtë...
-      Ti mund të tregosh Jezusin me qëndrimet, veprimet dhe fjalët e jetës tënde!
-      Sa mirë! Atëherë gjithë jeta është një provim katekizmi!
-      Është pikërisht kështu; mos u bëj merak, e ke kaluar provimin!

DRITËZAT
Në diten e Ngjitjes në qiell të Jezusit kishte përshëndetur dishepujt e tij, por ata, para se të largoheshin prej tij u kishte drejtuar akoma një pyetje: “Jezus, a do vijë tani mbretëria jote?”. Jezusi i kishte shikuar duke buzëqeshur: “Nuk u takon juve që të dini kur...”. Pastaj ishte ngritur mbi shikimin e tyre, drejt qiellit. Kishte ardhur për Jezusin momenti për t’u larguar nga bota. Dishepujt, duke e parë si ngritej pas një reje, nuk kishin arritur ta largonin shikimin. Kur tashmë Jezusi kishte mbërritur sferat qiellore, atje lart, hodhi një shikim  drejt tokës që po binte në errësirë. Vetëm disa drita të vogla ndriçonin lehtë mbi qytetin e Jeruzalemit. Kryengjëllit Gabriel, që kishte ardhur për të pritur Jezusin, kureshtar e pyeti: “Zot, çfarë janë ato drita të vogla?”. “I sheh edhe ti? Janë dishepujt e mi në lutje, të mbledhur përreth nënës sime. Plani im , sapo të hyj në qiell, është që të dërgoj Shpirtin tim, në mënyrë që këta pishtarë që dridhen të bëhen një zjarr gjithmonë i gjallë që të ndezë në dashuri, dalë nga dalë, të gjithë popujt e tokës!”. Kryengjëlli Gabriel  guxoi t’i pyesë: “ E çfarë do të bësh, Zot, nëse ky plan nuk arrihet?”. Pas pak çasteve heshtjeje, Zoti iu përgjigj me ëmbëlsi: “Unë nuk kam plan tjetër...”.

TANI E DI SE…
v Hyji është Zoti, mbretëron mbi të gjitha gjërat në qiell e në tokë
v Hyji është Zoti, fiton mbi të gjitha gjërat. Në fund, sido që të shkojnë gjërat, do të jetë Hyji fitimtari.
v Një njeri mundet vërtetë të besohet në Hyjin; nuk do të jetë kurrë i braktisur prej tij, çfarëdo gjëje të ndodhë. E Hyji nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i besohet njeriut...
v Çdo fëmijë që rritet është përpara një objektivi. Hyji është me atë për t’i thënë: “Bëj qendër!”. “Jeta jote qoftë një kryevepër”, thonin Etërit e Kishes. Atëherë Hyji do të mbretërojë me të vërtetë në jeten e seciles krijesë të tijen.

LUTJE
Të lutem, Atë, Zoti im,
të kam parë në Jezusin, Birin tënd,
kam pranuar Shpirtin tend.
Përpara vetëm të përshëndesja,
tani kam mësuar se si të të lutem.
Jam një pemë që do të sjellë fryte,  
jam shkëndijë që do të sjellë zjarrë,
jamë një shteg që arrin në krye,
jam një faqe e bardhë për t’u shkruar.
Po të ishte jeta ime një libër,
ti, Hyj, do të ishe autori.
Ti ke shkruar historinë time.











Bruno Ferrero

martedì 4 dicembre 2012

Besoj - treguar fëmijëve - U kryqëzua për ne nën Poncin Pilat; pësoi dhe u varros, dhe u ngjall të treten ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit




-     Baba, pse në kishë gjendet ai kryqi i madh?
-     Sepse kryqi na kujton Jezusin.
-     Nuk më pëlqen fare. Jezusi ka vrima në këmbë dhe në duar. Sa dhimbje!
-     Ushtarët i kanë vendosur gozhdë në duar dhe këmbë...
-     Pastaj ka gjak mbi kokë, pse?
-     Mbi kokë i kanë vendosur një kurorë ferrash.
-     Unë nuk dua të shikoj. Eja të ikim.
-     Shiko fytyren e tij: a nuk të duket se Jezusi buzëqesh?
-     Po, duket gati sikur buzëqesh. Çfarë guximi!
-     Sigurisht Jezusi ka vuajtur, por kryqi na ka dërguar mesazhin më të rëndësishëm: “Ka jetë pas vdekjes”.


LIQENI I ARTË
Ishte një herë një liqeni i mrekullueshëm, përreth të cilit kishte lindur një fshat. Aty njerëzit jetonin të lumtur, fushat rriteshin të gjelbëruara; gjithçka dukej që shkoni më së miri. Njerëzit ishin vërtetë të lumtur... Nuk kishte shtëpi që nuk kishte të pakten një dritare që shikonte nga liqeni; në perëndim ishte një spektakël i mrekullueshëm! Kështu ishte, derisa një ditë biri i kryetarit të bashkisë, duke luajtur ndër shkëmbijtë, ra në liqen dhe u mbyt. Pas pak kohe, edhe kryetari i bashkisë vdiç  e që atëherë askush nuk guxoi t’i afrohej më liqenit të mallkuar. Një ditë një të huaj e kapen në breg të liqenit duke zënë peshk dhe u dënua për vdekje. Arrestohej kushdo afrohej bregut të tij. Erdhi zi buke e sipas të gjithëve ishte faji i liqenit; por nëse shirat zbritnin të shumta duke përmbytur fushat njerëzit ia vinin fajin liqenit. “Rrini larg liqenit, sjell vetëm vdekje dhe fatkeqësi!”, u përsëritnin të moshuarit e fshatit fëmijëve. Kështu, të gjithë banorët e fshatit filluanin të vuanin urinë dhe etjen dhe nga fytyrat e tyre u zhduk buzëqeshja. Një ditë e bija e kryetarit të ri të bashkisë shikoi mijëra salmonë që ngjiteshin në rrymën e lumit. Priste një fëmijë dhe dëshironte ta mbante gjallë. Kishte ditë që nuk hante, kështu që vendosi të peshkonte një salmon, e pjeku dhe i hëngri mishin. Ishte shumë i shijshëm. Me dorën e mbledhur si lugë mori pak ujë dhe e afroi tek buza. Ishte i freskët dhe i pëlqyeshëm. Menjëherë më pas filloi të ndjejë një gëzim të lehtë që pushtoi zemren e saj. Nuk ishte ndjerë kurrë kaq mirë. Fëmija i saj lindi i shëndetshëm dhe i fortë. Të gjithëve ajo u thoshte me zë të lartë: “Nuk është e vërtetë, mos mendoni se uji i liqenit sjell vdekjen! Është jetë dhe shëndet e gëzim!” Tani në brigjet e liqenit të artë jetojnë burra e gra të fortë dhe të lumtur. Liqeni është përsëri burim jete.

TANI E DI SE...
Ø  Jezusi ka vuajtur dhe ka vdekur vërtetë, pikërisht si të gjithë njerëzit.
Ø  Ka patur mundësi të shpëtojë vetveten? Jo, Jezusi nuk ka patur mundësi tjetër për të treguar se sa Hyji, Ati i tij, i donte njerëzit.
Ø  Por Jezusi është Hyj prandaj është ringjallur që edhe ne të dinim se Hyji është më i fortë se vdekja.
Ø  Jezusi na ka hapur një rrugë, kështu gjithçka ka nisur nga fillimi! Jezusi i ringjallur është siç do të jemi edhe ne, nëse do ta ndjekin në rrugën që na ka shënuar.

LUTJA
Nëse kokrra e grurit
nuk bjen në tokën e errët
 dhe nuk vdes,
mbetet e vetme;
vetëm nëse vdes mund të rritet.
Vetëm nëse kokrra qëndron në tokë,
poshtë në thellësi,
bëhet kallëz.
Kështu ka qënë edhe jeta e Jezusit:
ka zbritur në varr
për tu ringjallur në qiell!
Që unë të besoj,
që unë të shpresoj,
që unë të dua, o Zot!










Bruno Ferrero 

lunedì 3 dicembre 2012

Besoj, treguar fëmijëve - PËR NE NJERËZIT DHE PËR SHPËTIMIN TONË , ZBRITI PREJ QIELLIT E U MISHËRUA PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJTË NË KRAHARORIN E VIRGJËRËS MARI: E U BË NJERI.





-    Baba, po çfarë do të thotë “u mishërua në kraharorin e Virgjërës Mari? A është ndonjë lloj sëmundjeje?
-    Françesk nuk është sëmundje, por origjinaliteti më i vërtetë dhe i pabesueshëm i krishtërimit: në gjithë Besojmën është fraza më e rëndësishme!
-    Pse?
-    Hyji mishërohet, dmth bëhet njeri: një gjë e paimagjinueshme, e pamendueshme.  Ka lëvizur në kraharorin e Marisë, ka pirë nga gjiri i saj, ka vrapuar me fëmijët e Nazaretit, ka punuar drurin me Jozefin. Ka patur uri dhe etje, është përgjumur i lodhur për vdekje, ka djersitur nëpër rrugët e Galilesë deri në Jude. Është përmalluar, hidhëruar, ka njohur zemërimin, e nuk dinte gjithçka, nuk i gjente të gjitha, si për magji, në veprat e jetës së përditshme...
-    Kryente nevojat e tija?
-    Po sigurisht. Si ti, si unë, si të gjithë... Është  kuptimi i parë i misionit të Jezusit: të trekojë një imazh tjetër të Hyjit. Jo më një të Gjithëpushtetshëm të largët, qiellor, të pamundur si një statujë! Me Jezusin inagurohet Krijimi i ri,  pikërisht ashtu si nëpërmjet Tij kishte ndodhur krijimi i parë. Të kujtohet kur kemi thënë “nëpërmjet tij u krijuan të gjitha gjërat”?  Jezusi është njeriu i parë, ai i përsosuri.

DHURATA E MISTERSHME
Ishte agim në Betlehem. Pelegrini i fundit kishte ikur dhe ylli ishte zhdukur. Virgjëra Mari shikonte me ëmbëlsi Fëmijën që ishte përgjumur. Ngadalë e duke kërsitur u hap dera e vjetër e stallës. Dukej sikur ishte hapur nga një frymë e erës më shumë se sa një dorë njeriu. Në prag të derës u shfaq një grua e moshuar, mbuluar me lecka. Maria u tremb sikur të kishte parë një zanë të keqe. Jezusi vazhdonte të flinte. Gomari dhe demi shkulnin kafshata grazhdi nga një grumbull që kishin përpara turirit dhe nuk i lëshuan asnjë shikim të ardhures së re. Maria e ndiçte me shikim. Çdo hap i së panjohures dukej një shekull. Plaka vazhdonte të ecte përpara, derisa mbërriti pranë grazhdit. Jezusi fëmi hapi menjëhër sytë dhe Maria u habit duke pare edhe në sytë e gruas të njëjtën dritë shpresë. E moshuara u përkul mbi Fëmijën. Maria mbajti frymën. Plaka kërkoi ndër rrobat e saja të grisura, për të gjetur diçka. Dukej se i duhej një shekull për ta gjetur. Maria vazhdonte ta shikonte me shqetësim. Më në fund, pas një kohe shumë të gjatë, plaka nxori nga leckat e saja diçka, por që mbeti e fshehur në doren e saj, dhe ia besoi Fëmijës. Maria vështronte plaken kërrusur mbi Jezusin. Papritur u drejtua, sikur të ishte çliruar nga një peshë e pafund që e tërhiqte drejt tokës. Shpatullat e saja u drejtuan, koka u ngrit, fytyra e saj mrekullisht gjeti rininë, flokët e saj u bënë të butë dhe të shkëlqyeshëm si mëndafshi. Kur u largua nga grazhdi, për t’u zhdukur në errësiren nga e cila kishte ardhur, Maria më në fund arriti të shohë dhuraten e mistershme. Në duart e vogla të Jezusit gjendej një mollë e kuqe. Ajo grua ishte Eva, gruaja e parë, nëna e të gjallëve, që i kishte dorëzuar Mesisë frutin e mëkatit të parë. Sepse tani, me Jezusin, kishte lindur Krijimi i ri. E gjithçka mund të rifillonte.

TANI E DI SE…
ü Jezusi është Hyji që vjen të bashkëndajë krejtësisht njerëzimin tonë.  Kjo është pika më e rëndësishme e fesë sonë.
ü Hyji është bërë njeri; ja, është misteri i Krishlindjes.
ü Jeta e tij është treguar në Ungjijtë. Çfarë historie e mrekullueshme!
ü Hyji ka krijuar njeriun në imazhin e tij e mbi të gjitha me aftësinë që t’i ngjajë. Jezusi ka ardhur që ta konfirmojë këtë.





LUTJA
Hyji i ka dhuruar botës Birin e tij Jezus,
ka lindur nga Maria;
ka zbritur mbi tokë si fëmijë,
është rritur mes njerëzve.
Hyji i qiellit ka ardhur mbi tokë;
ka bërë një veshje mishi,
është mbuluar me një trup.
Çfarë misteri, o Hyj!
Ti je bërë njeri si ne!
Unë besoj në gjithë këtë:
besoj në Jezusin
që është biri i Hyjit. 








                                     Bruno Ferrero 

sabato 1 dicembre 2012

domethënia e Kurorës së Ardhjes

 
Në shumë vende është traditë, para Krishtlindjes, të vendoset në qendër të tavolinës një kurorë dhe në anën e sipërme katër qirinj. Përveç se të jetë një element dekorativ, ajo shpall Krishtlindjen.
Ky zakon me origjinë pagane paraqiste kërkesen që njerëzit i bënin diellit që t’u dhuronte atyre driten dhe ngrohtësinë gjatë gjithë dimrit. Ne të krishterët, duke e rilexuar këtë shenjë, përgatitemi për ardhjen  DRITËS dhe të JETËS, presim pra ardhjen e Zotit Jezus. Atij i kërkojmë atë dritë që ndriçojë çdo kënd të errët të vuajtjes sonë, vetmisë sonë, qënies sonë njerëzore.
Rrethi është një figurë gjeometrike e përsosur që nuk ka fillim as fund. Forma rrethore e kurorës është e nevojshme për të na kujtuar se Hyji nuka ka as fillim as fund, por në Të gjenten sëbashku uniteti dhe përjetësia. Na lejon edhe të jemi të ndërgjegjshëm se nga Hyji vijmë dhe tek ai do të kthehemi.
Degët e gjelbra gjithmonë na tregojnë se Krishti është i gjallë mes nesh dhe na thotë të kultivojmë në këtë kohë së Ardhjes më shumë shpresë dhe më shumë tolerancë.
Katër qirinjtë përfaqësojnë katër të dielat e Ardhjes. Tre qirinjtë e parë, dalë nga dalë që digjen na kujtojnë që të kemi gjithmonë një shpirt vigjilues dhe një shpirt sakrifice që na ndihmojnë që të përgatitemi për ardhjen e Krishtit. 
Qiriu i fundit është ngjyrë bardhë dhe tregon gëzimin që lindja e Zotit do të sjellë mes nesh.
Ditën e Krishtlindjes qirinjtë zëvendësohen me qirinjtë ngjyrë të kuqe që simbolizojnë shpirtin festiv të celebrimit. 
Në disa kurora, mes qirinjve të kuq, është një i bardhë në mes që simbolizon Krishtin në qendër të gjithçkaje që egziston.
Drita e qirinjve simbolizon driten e Krishtit që kemi marrë gjatë Pagëzimit dhe na lejon të shikojmë sa botën e jashtme aq edhe botën tonë të brendshme.


Besoja treguar fëmijëve - Hyj prej Hyjit, dritë prej dritës, Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë, të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin; nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet


Françesku është vërtetë i lumtur se rri ulur mbi gjunjët e babait: janë karrigeja më e rehatshme në botë!
-     Vërtetë më ngjan shumë, e di?!
-     E di, ma thonë të gjithë...  Kam sytë e tu, baba.
-     E të mendosh se unë nuk kam zgjedhur asgjë tënden, të kam marrë ashtu siç ishe. Nuk imagjinoja as sytë, as gojën, as trupin. Asgjë. Çfarë surprize kur të kam shikuar heren e parë!
-     Por ishe i kënaqur? Me fëmijët nuk ka “nëse nuk të pëlqen e kthen”, apo jo?!
-     Herën e parë që të kam marrë në krah kam menduar se nuk do isha i aftë të të lëshoja kurrë.
-     Unë do të kem menduar, ashtu i vogël siç isha... e kush lëviz nga këtu? Ku do të kisha shkuar?
-     Jeta jote varej nga unë. Mendo po të të kisha lënë të bije...
-     Ti? Pikërisht ti që je i shpejtë! Po të isha rrëzuar, ti do të ishe rrëzuar me mua e do më kishe mbrojtur. E di! 



KUSH ËSHTË ME TË VËRTETË JEZUSI?
Jezusi nuk ndalej kurrë. Ecte e ecte. Kalonte nëpër fshatra e qytete, duke predikuar mesazhin e Mbretërisë së Hyjit, duke shëruar të sëmurët, duke inkuarajuar të gjithë. Miqtë e tij luftonin pas tij duke u përpjekur të mbanin hapin e tij. Me një mendim që i shqetësonte: “Po kush është me të vërtetë Jezusi?” Një mbrëmje Jezusi tha: “ Ka qënë një ditë e lodhshme. Të marrim varkën e të shkojmë në bregun tjetër të liqenit”. Ishin impenjuar shumë prandaj një pushim ishte në momentin e duhur. Liqeni i Galilesë ishte aq i madh sa dukej se ishte det. Uji ishte i qetë, aq i qetë sa Jezusi ishte shtrirë në fundin e varkës dhe ishte përgjumur thellë. Varka e vogël ishte pikërisht në mes të liqenit kur një erë filloi të frynte. I ngritën dallgë të mëdhaja që hidhnin varkën poshtë e lart. Valë të mrekullueshme përplaseshin në anët e varkës duke e përkundur. Varka u mbush me ujë dhe filloi të fundosej. Jezusi vazhdonte të flinte. 
“Zgjohu! Zgjohu!”, bërtiten miqtë e Jezusit. “A nuk të intereson se po vdesim?”
Jezusi u ngrit, qortoi erën dhe i tha ujit të liqenit: “Hesht! Qetësou!” Atëherë era u ndal e u bë një heshtje e madhe. 
Pastaj Jezusi u tha dishepujve të tij: “Pse jeni kaq shumë frikacakë? Nuk keni fe akoma?” 
Por ata u tremben shumë dhe i thonin njëri-tjetrit: “Po kush është ky?” Edhe era dhe uji i liqenit i binden!” Por, tani, njihnin përgjigjjen, edhe pse ishte diçka e paimagjinueshme: veprimi i Jezusit mbi ujin e tërbuar kishte qënë i njëjti veprim i Hyjit Krijues në fillimin e botës nga një kaos i madh. Tani e dinin se Jezusi ishte Hyj i ardhur mbi tokë për të përfunduar vepren e tij krijuese.



TANI E DI SE

v Jezusi është Hyj. Ka ardhur mes nesh
v Jezui është Hyj. Ka ardhur për të na thënë se kujdeset për ne, nuk na braktis, nuk dëshiron që ne të vdesim.
Jezusi është Hyj. Ka ardhur të na marrë, të na tregojë çfarë do të thotë të jesh “qënie njerëzore”



LUTJA


Çdo vepër e imja është për ty,
çdo mendim i imi ngjitet tek ti
edhe buzëqeshjet e mia.
Ndoshta unë nuk e vë re,
por është kështu:
sepse zemra ime është plot me ty.
Të ofroj, Hyj, mendimet e mia,
dëshirat e mia, impenjimin tim:
merre dhe shumoje të miren që të ofroj.
Në ty gjithçka që unë bëj
ngjyroset me dritë.
Amen 













Bruno Ferrero


venerdì 30 novembre 2012

Besoja treguar fëmijëve - Besoj në një ZOT të vetëm, JEZU KRISHTIN, një të vetmin BIRIN e HYJIT, lindur prej ATIT para të gjithë shekujve






     -       Babi, po Hyji a është martuar?
 -Si të vjen në mendje?
    -  Nëse Hyji ka një Bir do të jetë martuar, apo jo?
     -  Përfytyro tre persona të ndryshëm, por edhe të njëjtë,  që janë të lidhur aq thellësisht sa formojnë një Hyj të vetëm.
   - Si?
  - Është misteri i Trinisë... Është sikur të duash të shikosh diellin, a mundesh vallë; mbetesh i verbuar. Mundesh vetëm të kapësh një rreze!



PORTRETI I HYJIT



Një ditë engjëlli piktor, Mikelangjelo, vendosi që të bëjë një portret Hyjit. Ishte i vetëdijshëm se do të kishte qënë një vepër arti më e ndërlikuar i jetës së tij. Hyji është i madhërueshëm: si do të arrijë të qëndrojë në një korrnizë? Vendosi ta hedhë ndonjë skicë, pa e patur mirë idenë se çfarë do të kishte vizatuar. Filloi, një fletë pas tjetres, të shtrijë diçka të Hyjit. Punonte pa u ndalur dhe çdo herë zbulonte diçka të re, i udhëhequr nga një ide e re. Mbushi miliona fletë derisa studioja e tij u mbulua nga fletët. Një ditë, duke u përpjekur të rregullojë pak dhomën, harroi dritaren hapur. Një erë  që erdhi pa pritur shpërndau disa miliona fletë jashtë dritares. “Çfarë telashi, vizatimet e mia!!!” Vizatimet u shpërndanë kudo dhe një numër i madh përfunduan në Tokë, njerëzit i shikuan dhe i studiuan, të lumtur që më në fund të zbulonin si ishte Hyji.
Pastaj filluan të interpretojnë vizatimet.
“Hyji është si dielli”. “Jo, Hyji është i fortë si demi!” Thoshte një tjetër.
Secili ishte i bindur se kishte gjetur të vetmin imazh të vërtetë të Hyjit, kështu filluan të grindeshin. Hyji u trishtua shumë për këtë vendosi të ndërhyjë. “Do të shkoj unë vetë mes tyre! Kështu do të mund të më shohin, të më prekin, të më dëgjojnë!” Atë që thotë, Hyji e bën. Lindi si një fëmijë në mes njerëzve dhe u quajt Jezus. Kështu, sot, është shumë e lehtë të njohësh Hyjin. Mjafton të njohësh Jezusin.

TANI E DI SE...
v  Hyji nuk është vetëm, në të jetojnë tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjtë.
v  Është bukur të kesh dikë që të duash.
v  Hyji ka dashur birin e tij të vetëm, kishte vetëm atë dhe e ka dërguar
v  A don me të vërtetë ai që dhuron të vetmën gjë që ka, apo jo? A don ai që dhuron gjithë vetveten, siç ka bërë Hyji.



LUJTA (Shenja e Kryqit)

Në emër të Atit
jemi vëllezër
Në emër të Birit Jezus
të bashkuar në një lutje të vetme.
Në emër të Shpirtit
kemi të gjithë të njëjtat mendime.

Nëse them Atë 
shoh Hyjin e gjithëpushtetshëm në qiell,
nëse them Bir
besoj në Jezusin e ardhur mbi tokë,
nëse them Shpirt
shikoj driten Tënde.
Në emër të Atit,
të Birit
dhe të Shpirtit Shenjtë.
Ja ku jam.
                                                             Të përshëndes, o Zot.









                                                                                Bruno Ferrero 


-