domenica 6 gennaio 2013

si një fije kashte


Si një fije kashte
Barinjtë që kishin qënë në Betlehem për të nderuar Jezusin fëmijë po ktheheshin në shtëpi. Kishin shkuar të gjithë me krahët plot me dhurata, e tani po largoheshin me duart bosh.
Përveç njërit. Një bari shumë i ri kishte marrë diçka nga stalla e shenjtë e Betlehemit. Diçka që mbante shtrenjt në grusht. Të tjerët aty për aty nuk e kishin vënë re, derisa njëri prej tyre tha: “Çfarë ke në dorë?”
“Një fije kashte”- iu përgjigj bariu i ri, “një fije kashte nga grazhdi ku flinte Fëmija”
“Një fije kashte!” , përqeshnin të tjerët. “Është vetëm mbeturinë. Hidhe!”
Bariu i ri e tundi kokën fort. “JO”, tha. “Do ta ruaj. Për mua është një shenjë, një shenjë i Fëmijës. Kur mbaj këtë fije në duart e mia, kujtoj atë e kështu edhe çfarë kanë thënë për atë engjëjt”.
Ditën e nesërme, barinjtë e tjerë e pyetën të riun: “Çfarë bërë me atë fije kashte?”
I riu iua tregoi.
“E mbaj gjithmonë me vete”
“Po  hidhe!”
“Jo. Ka një vlerë të madhe . Mbi të flinte Biri i Hyjit”.
“E me këtë? Biri i Hyjit vlen. Jo kashta”.
“E keni gabim. Edhe kashta vlen shumë. Mbi çfarë mund të qëndronte Fëmija ashtu i varfër siç ishte?
Biri i Hyjit ka pas nevojë për pak kashtë. Kjo më mëson se Hyji ka nevojë për të vegjëlit, që nuk na llogarisin shumë, që dimë kaq pak”.
Me kalimin e ditëve dukej se fija e kashtës po bëhej gjithnjë e më e rëndësishme për bariun e ri. Gjatë orëve të gjata në livadh e merrte shpesh në dorë: në ato momente rimendonte fjalët e engjëjve dhe ishte i lumtur të dinte se Hyji i donte aq shumë njerëzit sa të bëhej i vogël për ta.
Por një ditë njëri prej shokëve ia mori fijen e kashtes nga duart duke bërtitur: “Ti dhe kashta jote e kotë! Na ka shkaktuar dhimbje koke  me këto budallallëqe!”
E rrudhoste fijen e kashtes duke u përpjekur ta prishë dhe e hedhi në pluhur.
Bariu i ri qëndroi i qetë. Mori nga toka fijen e kashtes , e shtriu dhe e përkëdheli me dorë, pastaj i tha tjetrit: “Shiko, ka mbetur ajo që ishte: një fije kashte. I gjithë zemërimi yt nuk ka arritur ta ndryshojë. Sigurisht , është e lehtë të copëtosh një fije kashte. Mendo : pse Hyji na ka dërguar një fëmijë, kur na duhej një shpëtimtar i fortë e luftarak? Por ky fëmijë do të bëhet një burrë, dhe do të jetë i fortë dhe  i pashlyeshëm. Do të dijë të durojë të gjitha zemërimet e njerëzve duke mbetur ai që është: Shpëtimtari i Hyjit për ne”
I riu buzëqeshi, me sytë e ndritshëm. “Jo. Dashuria e Hyjit nuk mund të bëhet copash e të hidhet tej. Edhe pse duket e brishtë dhe e dobët si një fije kashte.

                                      Storie di Natale, d’Avvento e d’Epifania, Bruno Ferrero, elledici,2011

Nessun commento:

Posta un commento