lunedì 21 gennaio 2013

BESOJa treguar fëmijëve - Besoj në Shpirtin Shenjtë, që është Zot dhe jetbërës, që rrjedh prej Atit dhe prej Birit. Dhe sëbashku me Atin dhe me Birin adhurohet dhe lavdërohet, që foli me anë të profetëve.


Besoj në Shpirtin Shenjtë, që është Zot dhe jetbërës, që rrjedh prej Atit dhe prej Birit. Dhe sëbashku me Atin dhe me Birin adhurohet dhe lavdërohet, që foli me anë të profetëve.


-       Baba nga se është e përbërë era?
-       Nga asgjë, nuk është e bërë prej asgjëje.
-       Po atëherë pse merr me vete gjethet?
-       Është ajri, është ajri që lëviz.
-       Prej çfarë është e përbërë ajri?
-       Prej asgjëje, ajri është i përbërë prej asgjëje, thotë babai pak i bezdisur.
-       Po atëherë pse e thith unë ajrin?
-       Nëse nuk merr ajër, vdes.
-       Atëherë është një asgjë e rëndësishme!
-       Po, një asgjë e rëndësishme!
Babai pyet veten në zemren e tij pse Françesku duhet të bëjë gjithmonë pyetje kaq të ndërlikuara…


ELIA
Shumë kohë më parë mbretëronte në token e Izraelit mbreti Akab, që kishte një grua shumë mizore, mashturese, keqdashëse. Mbretëresha Gjezabelë ishte pa skrupuj, e gatshme për të vrarë atë që do të kishte guxuar të vendosej kundër saj. Ishte aq shumë e fuqishme sa merrte gjithçka donte madje pa e kërkuar. Pikërisht në atë kohë dhe në atë mbretëri jetonte një profet me emrin Eli. Si të gjithë profetët Elia ishte një njeri i drejtë; ishte i vendosur që të përballte Gjezabelen, prandaj shkonte përreth duke predikuar drejtësinë, dënonte veprimet mizore të mbretëreshës, duke guxuar edhe t’i paralajmërojë përfundim të keq. Kjo i kushtoi, i kushtoi shumë...
Elia u detyrua të strehohej në shkretëtirë, ku toka është e shkretë dhe gjithçka e pa jetë. I shkreti Eli, i lodhur dhe i shkurajuar, një ditë e lëshoi veten mbi gurë, nën një qipariz. “Do të vdes, më merr, o Hyj... Pastaj nuk kam çtë bëj tjetër...” Elinë e zuri gjumi me zemren plot me dëshpërim. Ishte i bindur se kurrë nuk do të zgjohej më. Papritur nga cielli vjen një korb që mbante në sqep një copë bukë. Dhe pas tij një korb i tjetër që ndryshe nga i pari mbante një copë mishi. “Eli, ngritu. Vishju punës... Nuk mund të qëndrosh aty e të vdesësh nën diell...
Ha, ngritu dhe vendosu në rrugë!” Elia hapi sytë. Mori ushqimin që korbat kishin lënë në tokë, e hëngri. Me forcen e asaj buke Elia eci për 40 ditë dhe 40 netë, derisa mbërriti në malin e Hyjit.



TANI E DI SE...
v  Mbi të gjitha kur njeriu është i shkurajuar, Hyji i vjen në ndihmë. Hyji është forca jote!
v  Shpirti sjell jetë edhe aty ku është shkretëtirë...
v  Shpirti është një dhuratë: sjell forcë, ngushëllim, mbrojtje dhe fuqi. Kur lutemi duhet gjithmonë të thërrasim Shpirtin Shenjtë.
v  Kur Jezusi është ngritur në qiell, dishepujt kanë qëndruar me sytë lart; ndërsa Jezusi u ka thënë të shikojnë gjithmonë përreth; do të kishte qënë me ta gjithmonë. Jezusi është i gjallë dhe i pranishëm mes nesh.






LUTJA
Kur jemi këtu të bashkuar
një erë fryn mbi ne;
është Shpirti Yt.
Kur lutemi një zjarr zbret mbi ne;
 është Shpirti yt.
Po të ishim në shkretëtirë,
Ti do ishe uji.
Po të ishim të humbur
Ti do ishe rruga.
Ti je Shpirti që na bashkon,
Shpirti që na udhëheq,
Shpirti që na mbron,
Shpirti që na jep forcë
Zbrit mbi ne, o Shpirt Shenjt.



  




                                                                                                    Bruno Ferrero





Nessun commento:

Posta un commento