sabato 27 ottobre 2012

tekste- këngë për fëmijë


PINOKU

Kalamaja, kalamaja!

-Ç’farë ka?

-Shpejt, mblidhuni ketu, sepërse do ju tregoj një përrallë shumë të bukur.

Por mos bëni zhurmë! Një here e një kohë na ishte një mbret, oh më falni, kalamaja se u ngatërrova.

- Vazhdo, vazhdo!

-Nuk ishte një mbret jo. Një here e një kohë na ishte një cope druri.

Por kjo copa e drurit nuk ishte si copat e tjera të druve.

-Si ishte?

-Kjo ishte një copë druri që kërcente, këndonte dhe fliste si një njeri, bile, bile edhe gënjente.

-Joooooooooo

- Sa bukur gënjente!!!

- Me të vërtetë?!!!

- Për koken e mamit, nuk gënjej.

E mo, s’ju gënjej! Copa e drurit kishte edhe një emër.

Atë e quanin Pinok.

-Si?

- Pinok! Dhe unë e bëra shok për kokë. Sa I mire që është!!!! Hahahaaahaha

-Ti vazhdo, ti vazhdo, 

për Pinokun na trego! 

Sa çudi qenka vertete, 

si njeriu druri flet.

 

-Unë në shpi kam lodra plot, 

një majmun e një maçok, 

një luan e një ari. 

Kam hardhucen, krokodilin

dhe një mace, dhe një mi.

Por më tepër nga çdo shok,

kam përzemër një Pinok,

vetëm se kanjë problem: ky Pinoku,

ky Pinokum, ky Pinoku më gënjen.

 

Ref. O Pinok, ore shejtan,

çke që bëhesh llafazan,

nëse je shok i vërtetë, mos gënje,

mos gënje, mos gënje se s’ka lezet!

Të kam shpirt të dua fort,

të kam mik e të kam shok.

Por ama kur më gënjen, ti hiq fare,

 ti hiq fare, ti hiq fare s’më pëlqen!

 

-Se Pinoku eshte Pinok,

një sekret nuk e mban dot,

sa ti them vetëm një fjalë, 

ta marrë vesh, ta marrë vesh, 

ta marrë vesh plot një mëhallë.

Me Pinokun bisedoj,

gjithë sekretet i tregoj,

 dhe i lutem të mos flasë, 

por ai, por ai, por ai ia thotë mamasë

 

Ref. O Pinok, ore shejtan,

çke që bëhesh llafazan,

nëse je shok i vërtetë, mos gënje,

mos gënje, mos gënje se s’ka lezet!

Të kam shpirt të dua fort,

të kam mik e të kam shok.

Por ama kur më gënjen, ti hiq fare,

ti hiq fare, ti hiq fare s’më pëlqen!

 

-o Pinok, ore Pinok

edhe ne të kemi shok.

Si të tjerët të mësosh edhe klasen, 

edhe klasen, edhe klasen ta kalosh. 

Që në shkollë përditë të shkosh

dhe të vish të na tregosh.

Që në shkollë përditë të shkosh

edhe klasen ta kalosh.

 

O Pinok, o Pinok,

edhe ne të kemi shok!



TREGIMI I GJYSHES
Tregon gjyshja ngaherë 
Na ishte se çna ishte
 
Na ish njëher një djalë
 
Si veten shokët kishte
 
E un duke dëgjuar
 
Shikoj me syt e mi
 
Një trim duke luftuar
 
Për vatër e liri
 

I ëmbël zëri gjyshes 
Kur ngjarjen ma tregon
 
E lehtë dor e saja
 
Mbi krye m'ledhaton
4x 
Tregon gjyshja ngaherë
 
Na ishte se çna ishte
 
Na ish njëher një djalë
 
Si veten shokët kishte
 
E un duke dëgjuar
 
Shikoj me syt e mi
 
Një trim duke luftuar
 
Për vatër e liri
 
I ëmbël zëri gjyshes...
 4x


LOJA E SHQIPONJAVE
grI - Ne jemi shqiponja
grII – çfarë doni ju shqiponja?
Ne duam më të shpejten
Më të miren dhe më trimen.
Cila është më e mira?
Më e mira është Albana (Altini, e me rradhë)

Ref. Ti je trime, ti punëtore,
Por shqiponjë është Albana!

Të gjithë si shqiponjat
Që flturojnë gjithonë
Me gjokset tona
Atdheun do ta mbrojmë.
Jemi të mirë,
jemi t’sjellshëm
Të gjithë jemi shqiponja

HAPA DOLLAPA

Hapa dollapa
Kush është fshehur mbrapa?
Hopa Albana
Dil se të kapa

Ref. Genci, Ermira,
 ja Beni, Zamira
Të gjithë i gjeta,
mungon Çiljeta.
Genci, Ermira,
ja Beni, Zamira
Ja dhe Çiljeta,
të gjithë i gjeta

Hapa dollapa
Të pema fshehur  ti je,
Të pashë, të pashë
Dil pra, Albana.

Roza rozina
Na sjell trëndelina
Bashkë me zambakun
Edhe lule tjera
Sillu sillu rrumbullak
me një tufë me lule

TIK – TAK
T &M: Agron Xhunga

Babi të lutem dua dhe unë
një orë të vogël
ta var në mur
që çdo ditë herët
shpejt të më zgjojë
kur bie zilja unë ta dëgjoj
ref. Tik – tak,
tik – tak bjen ajo
dhe unë zgjohem me gëzim
një – dy, një – dy,
shpejt filloj,
gjimnastiken babi im

JA NA ERDHI VITI I RI
Muzika Baki Kongoli

Ja na erdhi viti i ri
Sa jam i gëzuar
Porsi unë dhe çdo fëmijë
Pret për ta festuar

Bora zbardhi tej për tej
Fusha edhe male
Viti i ri do të na gjejë
Me këngë e valle

E stolisa bredhun tim,
Me lodra me yje
Era jashtë le të fryjë
Le të fryjë në pyje

Plot dhurata përsëri
Do të sjellë për mua
Babagjyshi i Vitit të Ri
O sa fort të dua!

MOJ BUBRREC
T: Tefik Gjyli  M: Leonard Deda
Moj bubrrec, moj bubrrec
Ti gjithë diten ec e ec
Mblidh e mblidhe e grumbullon
Pa më thuaj pse punon

Moj bubrrecë po fryn murla
Një barrë grurë ma jep hua
Se ta jap sa posa t’vijë vera
Për një barrë
t’jap dy të tjera

PSE?

Pse ashtu e pse kështu
Pse atje e pse këtu
Pse këtu e pse atje
Pse  pse pse pse

Vajza ime dhe dy djemtë
Nuk më lënë hiç të qetë
Për çdo gjë ata më pyesin
Saqë mbytem
krejt në djersë
Pse pse pse pse?
Ref. Për gjithçka
duan të dinë,
për thërimet, gjithësinë,
për Saturnin dhe për bleten
për levrekun dhe raketen
për  dy këmbët e patokut
për mustaqete maçokut
për banorët e saturnit

II. Pse ashtu e pse kështu
Pse atje e pse këtu
Pse këtu e pse atje
Pse pse pse pse

Seç i  mblodha
gjithë sepsetë
Për Valbonen dhe dy djemtë
Për të gjitha që them unë
Ata ndoshta s’i pëlqejnë
Pse pse pse pse?

Për përrallat para gjumit
Pse pse pse pse?
Dhe për bishtin e majmunit
Dhe për bishtin e majmunit

DY FABULAT
T: Ferit Lamaj
M: Gazmend Mullai

Një kunadhe në ballkon
Në ballkon
Sheh një pulë që çalon
Që çalon
Rrodhi buzët kësaj rradhe
Nuk loz vendit zonjë e madhe
E pret pulen që ti shojë në gojë

Kur një dhelpër se na zbret
Se nga zbret
Fap kap pulen gjithë lezet
Gjithë lezet
Jam tërë ditën e pa ngrënë
Të ha ty qënka e thënë
Do të pjek në drek
S’të çoj në diskotekë.

Një plakush o një plakush
Hipopotam
Pyet zebren në dyqan
Në dyqan
A më thua shitësja mike
Në ke letër higjenike
Letër higjenike s’ka more xhaxha

I thotë zebra të jap unë
të jap unë
kryesorja mbaron punë
mbaron punë
nuk të shkonte kot paraja
më e mirë është zumparaja
me këtë që të jap unë mbraron punë

BILBILI DHE GJINKALLA

Dhe gjinkalla ia kish marrë 
melodisë së shtruar
Flet bilbili këngëtar
të zë halli do dëgjuar.
Në fund zogu për çudi
Përplas krahët pa pushim
Tha gjinkalla mund ta di
të pëlqeu zëri im?

Dhe bilbili nxjerr dy fjalë
Përplas krahët me sa mund
Jo për këngë moj gjinkallë
Por shyqyr që i dhe fund

KAM NJË MIK KAM NJË SHOK
M: Shpëtim Saraçi
T:  Jorgo Papingji

Sa shumë kisha dëshirë
që të kem një qen
Por mamit dhe babit
S’di si t’ia them
Une mendjen
e kam mbledhur
Dhe nuk e zgjas
Se qenin e kam zgjedhur
 të jetë dalmat
por qenin unë e dua
të mos t’jet nevrik
të jetë një qen i zgjuar
dhe shumë besnik

ref: Kërkova në qytet
un’anë e mbanë
dhe më në fund
e bleva në dyqan
ju them me të vërtetë
nuk bëj shaka
si qeni im në  botë
nuk ka
la lalaalaaalaa...

II. Nuk jam unë shumë i bindur
Jam në dilemë
Më mirë të kesh një shok
Apo një qen
E di se do të lodhem
Them seriozisht
Do t’i mësoj futboll
Dhe pak anglisht
Por qenin unë e dua
Mos t’jet nerik
Të jetë një qen i zgjuar
Dhe shumë besnik.

Ref. Kërkova në qytet...
N’shëtitje kur un shkoj
me shoqërinë
të gjithë i prezantoj me qenin tim
t’ju them me të  vërtetë
nuk bëj shaka
si qeni im
në botë nuk ka

KUR SHIKOJ NJË YLL
T: Dashamir Agroni
M: Leonard Deda

1. Kur një yll shikoj në mbrëmje
Edhe ty vij ta tregoj
Ti më the buzëqeshur
Atë yll dhe unë shikoj
Kur shoh zogun në mbrëmje
Për të fjetur kërkon vend
Ti më thua buzëqeshur
Unë e shoh në syrin tënd
Unë zogun e shikoj
E shikoj në syrin tënd
Yllin natën që ndruçon
Edhe ty yjet ta tregojnë
Ref Çdo gjë që shikoj në botë
E ke parë edhe ti
Se të dyne shikojmë
Dhe me zemër  dhe me sy
Ato që shikoj në botë
Vij të lë, vij të lë si kujtim
Se unë shoh me syrin tënd
Dhe ti sheh me syrin tim
2. Kur shoh në mbrëmje xixëllonjen
Që nis rrugën si shtegtar
Ti më thua buzëqeshur
Edhe unë atë kam parë
Xixëllonjën kur shikoj
 E shikoj dhe në syrin tënd
Yllin naten që ndriçon
Edhe ty yjet ta tregojnë

Ref: Çdo gjë  që shikoj në


NJËSHI DHE ZEROJA
T: Jorgo Papingji
M:Agim Rrëza

Unë jam njëshi
numri i parë
Fjalën time pa dëgjoni
Se nga ne nis punë e mbarë
Këtë kur mos e harroni
Se pa mua s’ka milion
Nuk ka mijshe nuk ka dhjetë
Numërimi nuk fillon
Në gjithë numrat unë jam mbret
Pra dëgjoni  fjalën time
Gjith ku jeni e ku s’jeni
Dhe mos bëni diskutime
Se pa mua zero jeni

Zeroja kur e dëgjoi
I tha njëshit qetë e qetë
Nëse unë s’të shoqëroj
Ti nuk bëhesh dot as dhjetë
S’bëhesh qindshe as milion
S’bëhesh dot
as dysh as tetë
Vetëm ti a e kupton
Veç për vete ti je mbret
Mumri i parë je pa dyshim
Po ta dish o mor i mjerë
Se pa numrat në vezhdim
Vetëm njëshin ke si vlerë

JAM I LASHTË DHE JAM SHQIPTAR
T: Jorgo Papingji
M: Xhavit Ujkani

I. Çdo fëmijë në këtë botë
Ka një fis, miq e shokë
Ka një vend ku ka lerë
Ka një nënë e një atdhe

II. Çdo fëmijë mbi këtë tokë
Ka një gjuhë ka një fe
Ka një vend ku ka lerë
Ka një nën dhe një atdhe
Ref: Ndaj buron nga zemra
Dhe me qiellin kënga
Jam i par ndaj jam krenar
Se un jam shqiptar
Ndaj buron nga zemra
Dhe me qiellin kënga
Jam i lashtë ndaj jam krenar
Se une jam shqiptar
Un jam krenar
Se jam shqiptar

KËNGË PËR MËSUESEN
M: Vangjo Nova

O mësuese e dashur
Ne tëduam shumë
Ti për ne je prind i dytë
Që na edukon

Ref. Festen e mësueses
Ne do ta festojmë
Lulet më të bukura
Ne do t’ia dhurojmë

VEZA APO PULA

1. Ikin vitet shkojnë
Pulat diskutojnë
Kush në jetë ka dal më parë
Ne apo vezë e bardhë (2x)

Fort u ndez debati
Sa u mblodh gjithë fshati
Mblidhen shpejt gjithë pularitë
Shkencëtarë, akademikë

Ref. Flasin kakarisin,
Botën e habisin
Nuk u gjen formula
Veza apo pula (2x)

2. Mblidhet parlamenti
Edhe presidenti
Ja partitë sherrin ndezin
Të pyesin këndezin (2x)

Unë- thotë kokoshi-
nga veza kam dalë
që e bëri pula
e kështu kështu me rradhë

ZOGU DHE DJALI

Një zog të vogël
zuri një djalë
ai po dridhej
dhe i tha ca fjalë
në nuk të vjen keq
që jam unë i mitur
si ti i vogël s’jam
edhe ......
nuk të vjen keq?!

Jam bir i vetëm
nëna më pret
e kam lënë
krejt vetëm në fole
dheu me boren
gjithë u mbulua
veç kam mbetur
vetem....
për mua
nuk të vjen keq?!

Kam dhe unë shpirt
Dhe dua të rroj
Të lexoj, të bredh
Të loz, të këndoj
Unë që s’kam mëmë
Kujt i bëra keq
Ç’bëra unë i mjeri
Ç’bëra unë?

Fjalët e Zogut djali dëgjoi
Qau e puthi
Pastaj e lëshoi.


Nessun commento:

Posta un commento

Posta un commento