DY ÇISTERNAT - I lumtur kur dhuron
Ishin
dy çisterna përballë njëra – tjetres rreth dhjetë metra. Shihnin njëra –
tjetren e , ndonjë here bënin një dorë muhabet.
Ishin
shumë të ndryshme.
E
para ishte e përsosur. Gurët që e formonin ishin të forta dhe vendosura mire.
Nuk rridhte asnjë pike uji. Asnjë pike e
atij uji të çmuar ishte derdhur prej saj.
E
dyta përkundrazi kishte të çara, si plagë, nga të cilat dilnin rrjedha uji.
E
para, krenare për përsosshmërinë e saj qëndronte ashtu me ujin e saj të qartë .
Vetëm ndonjë insekt guxonte të afrohej apo
ndonjë zog fluturonte mbi ujin e saj.
Tjetra
ishte e mbuluar me pemë të vogla të lulëzuara që shuanin etjen në ujin që dilte
prej të çarave të saj. Insektet fluturonin vazhdimisht përreth saj dhe zogjtë
bënin çerdhen në bordin (buzë) e saj.
Nuk
ishte e përsosur, por ndjehej shumë e lumtur.
UJKU DHE KETRI- I lumtur kur ke në zemër dashamirësi
Ketri,duke u hedhur
nga një degë në tjetrin, ra, një ditë, sipër ujkut që po flinte.
Ujku e kapi dhe donte
ta gllabëronte, por ketri iu lut që ta lëshonte.
-
Epo mire – iu përgjigj ujku – do të ta kursej jeten, me kusht
që të më shuash pse ju ketrushët jeni gjithmonë kaq shumë të gëzueshëm. Unë
mërzitem, ndërsa shoh juve duke u hedhur e duke luajtur gjithmonë.
Ujku e lëshoi; ketri
u ngjit mbi degl e nga aty tha:
Ti mërzitesh
gjithmonë, sepse je i keq; mizoria than zemren dhe bën të vdesë gëzimi. Ne
përkundrazi, jemi të gëzuar, sepse jemi të mire dhe nuk i bëjmë keq askuj. (L. Tolstoi)
TRI FLUTURAT - i lumtur kur qëndron sëbashku me miqtë
Tri flutura- një e
bardhë, një e kuqe dhe një verdhë – luanin në diell, e fluturonin, fluturonin
nga një lule në tjetren pa u lodhur kurrë.
Por, pas pak dielli,
dielli i bukur i artë, u errësua: filloi të binte shi dhe tri fluturat po
lageshin.
Atëherë shkuan tek
një tulipan ngjyrë kuq e verdhë dhe i thanë:
- “Tulipan i bukur, hapi petalet
që të mund të hymë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.
Tulipani u përgjigj:
- “Do ti hapem vetem futures së koqe dhe të verdhë, por nuk dua të bardhen”.
- “Jo, jo, nëse nuk
pranon motren tonë , nuk duam të hymë as ne”.
E vazhdonte të binte
shi e fluturat po lageshin gjithnjë e më shumë.
Fluturuan deri tek
zambaku dhe i thane: “Zambak i mire hapi petalet për ne se po lagemi”. E zambaku u përgjigj: “-Do t’ia hap flutures
së bardhë sepse më ngjan, por nuk dua të tjerat”.
Por flutura e bardhë
ia ktheu menjëherë: -“Jo, jo, nëse nuk pranon motrat e mia, as unë nuk dua të
vij te ti. Më mire të lagemi të gjitha se sat ë ndahemi”. Dhe fluturuan.
Të shkretat po
lageshin krejt.
Përtej reve dielli
kishte parë se sa motra të mira ishin dhe sa mire jetonin sëbashku dhe e donin
njëra-tjetren. Atëherë largoi menjëherë renë dhe u kthye, u thau krahët e njomë
fluturave.
Fluturat vazhduan të
fluturonin të lumtura sa një fushë në tjetren, nga një lule në tjetren
Nessun commento:
Posta un commento