venerdì 8 febbraio 2013

tri përralla mbi LUMTURINË




DY ÇISTERNAT -  I lumtur kur dhuron

Ishin dy çisterna përballë njëra – tjetres rreth dhjetë metra. Shihnin njëra – tjetren e , ndonjë here bënin një dorë muhabet.
Ishin shumë të ndryshme.
E para ishte e përsosur. Gurët që e formonin ishin të forta dhe vendosura mire. Nuk rridhte asnjë pike uji.  Asnjë pike e atij uji të çmuar ishte derdhur prej saj.
E dyta përkundrazi kishte të çara, si plagë, nga të cilat dilnin rrjedha uji.
E para, krenare për përsosshmërinë e saj qëndronte ashtu me ujin e saj të qartë . Vetëm ndonjë insekt guxonte të afrohej apo  ndonjë zog fluturonte mbi ujin e saj.
Tjetra ishte e mbuluar me pemë të vogla të lulëzuara që shuanin etjen në ujin që dilte prej të çarave të saj. Insektet fluturonin vazhdimisht përreth saj dhe zogjtë bënin çerdhen në bordin (buzë) e saj.
Nuk ishte e përsosur, por ndjehej shumë e lumtur.



UJKU DHE KETRI-  I lumtur kur ke në zemër dashamirësi
 
Ketri,duke u hedhur nga një degë në tjetrin, ra, një ditë, sipër ujkut që po flinte.
Ujku e kapi dhe donte ta gllabëronte, por ketri iu lut që ta lëshonte.
-      Epo mire – iu përgjigj ujku – do të ta kursej jeten, me kusht që të më shuash pse ju ketrushët jeni gjithmonë kaq shumë të gëzueshëm. Unë mërzitem, ndërsa shoh juve duke u hedhur e duke luajtur gjithmonë.
-         Kam frikë prej teje – pëshpëriti ketri – Lërmë që të ngjiten mbi degë e pastaj do ta them.
Ujku e lëshoi; ketri u ngjit mbi degl e nga aty tha:
Ti mërzitesh gjithmonë, sepse je i keq; mizoria than zemren dhe bën të vdesë gëzimi. Ne përkundrazi, jemi të gëzuar, sepse jemi të mire dhe nuk i bëjmë keq askuj. (L. Tolstoi)


TRI FLUTURAT - i lumtur kur qëndron sëbashku me miqtë
Tri flutura- një e bardhë, një e kuqe dhe një verdhë – luanin në diell, e fluturonin, fluturonin nga një lule në tjetren pa u lodhur kurrë.
Por, pas pak dielli, dielli i bukur i artë, u errësua: filloi të binte shi dhe tri fluturat po lageshin.
Atëherë shkuan tek një tulipan ngjyrë kuq e verdhë dhe i thanë:
- “Tulipan i bukur, hapi petalet që të mund të hymë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.
Tulipani u përgjigj: - “Do ti hapem vetem futures së koqe dhe të verdhë, por nuk dua të bardhen”.
- “Jo, jo, nëse nuk pranon motren tonë , nuk duam të hymë as ne”.
E vazhdonte të binte shi e fluturat po lageshin gjithnjë e më shumë.
Fluturuan deri tek zambaku dhe i thane: “Zambak i mire hapi petalet për ne se po lagemi”.  E zambaku u përgjigj: “-Do t’ia hap flutures së bardhë sepse më ngjan, por nuk dua të tjerat”.
Por flutura e bardhë ia ktheu menjëherë: -“Jo, jo, nëse nuk pranon motrat e mia, as unë nuk dua të vij te ti. Më mire të lagemi të gjitha se sat ë ndahemi”. Dhe fluturuan.
Të shkretat po lageshin krejt.
Përtej reve dielli kishte parë se sa motra të mira ishin dhe sa mire jetonin sëbashku dhe e donin njëra-tjetren. Atëherë largoi menjëherë renë dhe u kthye, u thau krahët e njomë fluturave.
Fluturat vazhduan të fluturonin të lumtura sa një fushë në tjetren, nga një lule në tjetren