venerdì 30 novembre 2012

Besoja treguar fëmijëve - Besoj në një ZOT të vetëm, JEZU KRISHTIN, një të vetmin BIRIN e HYJIT, lindur prej ATIT para të gjithë shekujve






     -       Babi, po Hyji a është martuar?
 -Si të vjen në mendje?
    -  Nëse Hyji ka një Bir do të jetë martuar, apo jo?
     -  Përfytyro tre persona të ndryshëm, por edhe të njëjtë,  që janë të lidhur aq thellësisht sa formojnë një Hyj të vetëm.
   - Si?
  - Është misteri i Trinisë... Është sikur të duash të shikosh diellin, a mundesh vallë; mbetesh i verbuar. Mundesh vetëm të kapësh një rreze!



PORTRETI I HYJIT



Një ditë engjëlli piktor, Mikelangjelo, vendosi që të bëjë një portret Hyjit. Ishte i vetëdijshëm se do të kishte qënë një vepër arti më e ndërlikuar i jetës së tij. Hyji është i madhërueshëm: si do të arrijë të qëndrojë në një korrnizë? Vendosi ta hedhë ndonjë skicë, pa e patur mirë idenë se çfarë do të kishte vizatuar. Filloi, një fletë pas tjetres, të shtrijë diçka të Hyjit. Punonte pa u ndalur dhe çdo herë zbulonte diçka të re, i udhëhequr nga një ide e re. Mbushi miliona fletë derisa studioja e tij u mbulua nga fletët. Një ditë, duke u përpjekur të rregullojë pak dhomën, harroi dritaren hapur. Një erë  që erdhi pa pritur shpërndau disa miliona fletë jashtë dritares. “Çfarë telashi, vizatimet e mia!!!” Vizatimet u shpërndanë kudo dhe një numër i madh përfunduan në Tokë, njerëzit i shikuan dhe i studiuan, të lumtur që më në fund të zbulonin si ishte Hyji.
Pastaj filluan të interpretojnë vizatimet.
“Hyji është si dielli”. “Jo, Hyji është i fortë si demi!” Thoshte një tjetër.
Secili ishte i bindur se kishte gjetur të vetmin imazh të vërtetë të Hyjit, kështu filluan të grindeshin. Hyji u trishtua shumë për këtë vendosi të ndërhyjë. “Do të shkoj unë vetë mes tyre! Kështu do të mund të më shohin, të më prekin, të më dëgjojnë!” Atë që thotë, Hyji e bën. Lindi si një fëmijë në mes njerëzve dhe u quajt Jezus. Kështu, sot, është shumë e lehtë të njohësh Hyjin. Mjafton të njohësh Jezusin.

TANI E DI SE...
v  Hyji nuk është vetëm, në të jetojnë tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjtë.
v  Është bukur të kesh dikë që të duash.
v  Hyji ka dashur birin e tij të vetëm, kishte vetëm atë dhe e ka dërguar
v  A don me të vërtetë ai që dhuron të vetmën gjë që ka, apo jo? A don ai që dhuron gjithë vetveten, siç ka bërë Hyji.



LUJTA (Shenja e Kryqit)

Në emër të Atit
jemi vëllezër
Në emër të Birit Jezus
të bashkuar në një lutje të vetme.
Në emër të Shpirtit
kemi të gjithë të njëjtat mendime.

Nëse them Atë 
shoh Hyjin e gjithëpushtetshëm në qiell,
nëse them Bir
besoj në Jezusin e ardhur mbi tokë,
nëse them Shpirt
shikoj driten Tënde.
Në emër të Atit,
të Birit
dhe të Shpirtit Shenjtë.
Ja ku jam.
                                                             Të përshëndes, o Zot.









                                                                                Bruno Ferrero 


-     

giovedì 29 novembre 2012

besoja treguar fëmijëve - Krijues i QIELLIT dhe i TOKËS, të gjitha gjërave që shihen e që nuk shihen



-       Baba, në shkollë na kanë thënë se ne vijmë nga majmuni!
-       Ndoshta... Për mua universi ka ardhur nga një muzikë, në fillim...
-       Po... Big Bengu! Na e ka thënë mësuesja!
-       Po, por duhet ta thuash ngadalë... nëse thua BIG BENG! duket një shpërthim; mendo përkundrazi një muzikë të ëmbël nga e cila kanë lindur të gjitha gjërat, janë rregulluar, kanë marrë jetë.
-       Bukur! Atëherë po e them ngadalë: Big beng…  



LLOGARIA

I shqetësuar për kuptimin e jetës dhe për diten e vdekjes, e mbi të gjitha për Gjykimin Përfundimtar, një njeri pa një ëndërr.
Ëndërronte sikur, pas vdekjes iu afrua i shqetësuar portës së madhe të shtëpisë së Hyjit. Trokiti dhe një engjëll i buzëqeshur i hapi deren.
E uli në sallen e pritjes së Parajses. Ambjenti ishte shumë i rreptë.
Dukej pak a shumë si sallë gjygji.
Njeriu priste, gjithnjë e më i shqetësuar.
Engjëlli u kthye pas pak kohe, me një fletë në dore në të cilen në krye shkruhej fjala: FATURË
Njeriu e mori dhe lexoi:
-      Drita e diellit, borë e erë, fluturimi i zogjve dhe bari. Për ajrin që kemi thithur e shikimin e yjeve, mbrëmjet dhe netët....
Lista ishte shumë e gjatë. - ... buzëqeshja e fëmijëve dhe sytë e vajzave, uji i freskët, duart dhe këmbët, e kuqja e domateve, rëra e plazhit, dallgët e detit...
Dalë nga dalë që po vazhdonte leximin, njeriu ishte gjithnjë e më i shqetësuar. Cila do kishte qënë llogaria përfundimtare? Si dhe me çfarë do të arrinte të paguante ndonjëherë për gjithë ato gjëra që kishte pasur në jetë? Ndërsa lexonte me frikë në zemër, erdhi Zoti.
I ra me dorë mbi sup.
-      Kam paguar unë – tha i buzëqeshur, - deri në kufijtë e fundit të tokës. Ishte një kënaqësi!



TANI E DI SE...
v  Me krijimin, e padukshmja e Hyjit është bërë e dukshme.
v  Gjithçka që egziston e ka dëshiruar Hyji, nuk mund të jetë ndryshe....
v  Çdo gjë në natyrë është një dhuratë që Hyji ka përgatitur që kur për ne

LUTJA (Të lëvdoftë çdo krijesë)

Natë e ditë, diell e hënë, qiell e yje të lëvdojnë Hyjin.
Nga toka dragoj e përbindësha, të gjitha kafshët të lëvdojnë Hyjin.
Era, bora, breshëri dh zjarri, dhe mjegulla të lëvdojnë Hyjin.
Malet, pemët dhe gëmuashat, pemët e frutave të lëvdojnë Hyjin.
Nga çdo anë ngjitet tek Hyji lavdi.


Kudo emri i tij është i njohur
Ja nga goja ime kënga: “Aleluja, aleluja!"












                                                                                                            Bruno Ferrero  

mercoledì 28 novembre 2012

kurora e Ardhjes


materiale:
karton kutiash
mbajtëse vezësh
vinovil
ngjyra uji
4 qirinj

 


































Besoja treguar fëmijëve...në një Hyj të vetëm, Atin e gjithëpushtetshëm



 “Baba, pse ne besojmë në Hyjin?”
“Sepse jemi të bindur se gjithçka në univers kan një kuptim, se asgjë nuk ndodh rastësisht”
“Dhe është një atë i gjithëpushtetshëm! I fortë!”
“Atë i gjithëpushtetshëm është si një mbiemër i Hyjit. I gjithëpushtetshëm nuk do tëthotë se Hyji është një Supermen. Do të thotë se gjithçka është dashur prej tij dhe se në fund do të fitojë ai, se është origjinina dhe përfundimi i gjithçakje dhe na do si një baba. Për këtë nuk duhet të kemi kurrë frikë”.
“Një Hyj kështu është unik!”
“Sigurisht, Françesk. Nuk mund të jetë absulutisht asgjë si Hyji: është shumë i madh e i pafund dhe logjikisht nuk ka vend për një fafundësi tjetër”.

EKUILIBRISTI
Një artist jetonte duke bërë akrobaci,pa asnjë rrjetë shpëtimi, mbi një litar që shtrihej në një lartësi merramendëse. Një herë shtriu litarin e tij mbi një shesh të pazarit të një qyteti të vogël pastaj ftoi me një autoparlant njerëzit që të shikonin aftësinë e tij. U mblodh një turmë e madhe. Akrobati përshkoi litarin, në fillim ngadalë, pastaj me vrapim, më pas sikur vallëzonte. Njerëzit duartrokisnin të mrekulluar. Njeriu mori mbi litar një karrige, edhe pse e mbëteste mbi dy këmbë, u ul me qetësi mbi të dhe hapi gazetën duke bërë sikur po lexonte. U përkund rrezikshëm përpara dhe prapa, duke shkaktuar britma frike tek spektatorët. Por gjithmonë duke buzëqeshur, akrobati merrte ekuilibrin mbi një fije të hollë çeliku. Në një farë pike ekuilibristi u tregoi spektatorëve një biçikletë e me një megafon iu drejtua atyre,tashmë më të shumtë në numër. “Do të përshkoj litarin para dhe prapa mbi këtë biçikletë. Mendoni se mund t’ia arrij?” “Sigurisht që po!”, bërtitën të gjithë, të bindur. Ekuilibristi buzëqeshi: “Atëherë, nëse keni kaq shumë besim nëaftësinë time, njëri prej jush të vijë me mua mbi biçikletë që të bëjë një xhiro mbi litar”. Mbi sheshin bie një heshtje e thellë. Askush nuk kishte kaq shumë guxim. Papripur del përpara një djalë. “Vij unë mbi biçikletë!”, bërtiti. Ekuilibristi i tregoi shkallën për t’u ngjitur deri në lartësinë e litarit. E vendosi në tubin e biçikletes dhe fillo i qetë duke pedaluar mbi disqet e biçikletes në ekuilibër të përsosur, ndërsa turma mbante frymën. E përshkoi litarin e tij dy herë. Në fund shpërtheu një duartrokitje entuziaste. Kur djali zbret në tokë,një e pyet: “Nuk kishe frikë fare, atje sipër?”. Djali buzëqeshi: “Aspak! Ai është babai im!”

TANI E DI…
Të besosh nuk është një hedhje në boshllëk, e dimë se Dikush, që na do, do të na kapë.
Hyji ynë është një baba dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për ne.  E gjithë pafundësia e qiellit është në dorën e Hyjit dhe e gjithë madhësia e tokës është e mbyllur në grushtin e tij.

LUTJA
Hyj Atë,
jeta ime është në duart e tua:
je mendimi më i bukur që kam.
Të kam gjithmonë para syve të pi,
me ty afër nuk do të rrëzohem kurrë.
Zemra ime është plot me gëzim,
shpirti im është në festë,
trupi im pushon i sigurtë.
Ja ku jam, Ati ynë që je në qiell.
Jeta ime është në duart e tua.

















Brono  Ferrero 

martedì 27 novembre 2012

Çantë e vockël për dhurata

Për të bërë një çantë të tillë

Marrim një letër A4

e palosim përgjysëm

formojmë këndin

shënojmë fort që të mbeten shenjat

e hapim dhe duke përdorur vijat
  formojmë përsëri këndin duke palosur fleten përbrenda

 marrin cepet dhe i përputhim në mes

 i palosim akoma

veprojmë në të njëjtën mënyrë me anën tjetër

 i fiksojmë me kapëse që të mos hapen

 e hapim 

 dhe shtypim lehtë majën për të formuar fundin katror

 Ngaqë fundi është i hollë dhe tenton të kthehet në formën e mëparshme

 shënojmë masen e fundit në një karton jo shumë të trashë por të fortë

 e presim katrorin

 dhe e fusim brenda çantës


 anët më të larta i palosim

 shënojmë mirë vijat

 Marrim pe sipas dëshirës. Kuq e gjelbër nëse duam të bëjmë dhuratë  për Krishtlindje.

 I përdredhim të dyja bashkë dhe i bëjmë dyfish

 presim gjatësinë që duam dhe lidhim nyjen.

 kapim me kapsë tek anët e palosura duke lënë nyjet nga ana e poshtme

 që të mos shkëputet kur e tërheqim.

 veprojmë njëlloj pë anën tjetër.

 Derisa të vendosim çfarë dhurate të fusim brenda

 i mbyllim duke lidhur perin në fjongo.