Besoj në Shpirtin Shenjtë, që është Zot dhe jetbërës, që rrjedh prej Atit dhe prej Birit. Dhe sëbashku me Atin dhe me Birin adhurohet dhe lavdërohet, që foli me anë të profetëve.
-
Baba
nga se është e përbërë era?
-
Nga
asgjë, nuk është e bërë prej asgjëje.
-
Po atëherë
pse merr me vete gjethet?
-
Është
ajri, është ajri që lëviz.
-
Prej
çfarë është e përbërë ajri?
-
Prej
asgjëje, ajri është i përbërë prej asgjëje, thotë babai pak i bezdisur.
-
Po atëherë
pse e thith unë ajrin?
-
Nëse
nuk merr ajër, vdes.
-
Atëherë
është një asgjë e rëndësishme!
-
Po,
një asgjë e rëndësishme!
Babai pyet veten në zemren e tij pse
Françesku duhet të bëjë gjithmonë pyetje kaq të ndërlikuara…
ELIA
Shumë kohë më parë mbretëronte në
token e Izraelit mbreti Akab, që kishte një grua shumë mizore, mashturese, keqdashëse.
Mbretëresha Gjezabelë ishte pa skrupuj, e gatshme për të vrarë atë që do të
kishte guxuar të vendosej kundër saj. Ishte aq shumë e fuqishme sa merrte
gjithçka donte madje pa e kërkuar. Pikërisht në atë kohë dhe në atë mbretëri
jetonte një profet me emrin Eli. Si të gjithë profetët Elia ishte një njeri i
drejtë; ishte i vendosur që të përballte Gjezabelen, prandaj shkonte përreth
duke predikuar drejtësinë, dënonte veprimet mizore të mbretëreshës, duke guxuar
edhe t’i paralajmërojë përfundim të keq. Kjo i kushtoi, i kushtoi shumë...
Elia u detyrua të strehohej në
shkretëtirë, ku toka është e shkretë dhe gjithçka e pa jetë. I shkreti Eli, i
lodhur dhe i shkurajuar, një ditë e lëshoi veten mbi gurë, nën një qipariz. “Do
të vdes, më merr, o Hyj... Pastaj nuk kam çtë bëj tjetër...” Elinë e zuri gjumi
me zemren plot me dëshpërim. Ishte i bindur se kurrë nuk do të zgjohej më. Papritur
nga cielli vjen një korb që mbante në sqep një copë bukë. Dhe pas tij një korb
i tjetër që ndryshe nga i pari mbante një copë mishi. “Eli, ngritu. Vishju
punës... Nuk mund të qëndrosh aty e të vdesësh nën diell...
Ha, ngritu dhe vendosu në rrugë!”
Elia hapi sytë. Mori ushqimin që korbat kishin lënë në tokë, e hëngri. Me forcen
e asaj buke Elia eci për 40 ditë dhe 40 netë, derisa mbërriti në malin e Hyjit.
TANI
E DI SE...
v Mbi të
gjitha kur njeriu është i shkurajuar, Hyji i vjen në ndihmë. Hyji është forca
jote!
v Shpirti
sjell jetë edhe aty ku është shkretëtirë...
v Shpirti
është një dhuratë: sjell forcë, ngushëllim, mbrojtje dhe fuqi. Kur lutemi duhet
gjithmonë të thërrasim Shpirtin Shenjtë.
v Kur Jezusi
është ngritur në qiell, dishepujt kanë qëndruar me sytë lart; ndërsa Jezusi u
ka thënë të shikojnë gjithmonë përreth; do të kishte qënë me ta gjithmonë. Jezusi
është i gjallë dhe i pranishëm mes nesh.
LUTJA
Kur jemi këtu të bashkuar
një erë fryn mbi ne;
është Shpirti Yt.
Kur lutemi një zjarr zbret
mbi ne;
është Shpirti yt.
Po të ishim në
shkretëtirë,
Ti do ishe uji.
Po të ishim të humbur
Ti do ishe rruga.
Ti je Shpirti që na bashkon,
Shpirti që na udhëheq,
Shpirti që na mbron,
Shpirti që na jep forcë
Zbrit mbi ne, o Shpirt Shenjt.
Bruno Ferrero